Skandali seksual, aktoret nuk i duan as kompaninë producentit
Autori: Gazeta inFokus 15:32 | 10 October 2017
Bordi drejtues i Weinstein Co. e shkarkoi menjëherë manjatin e turpëruar të filmit, njëkohësisht bashkëkryetar të saj, Harvey Weinstein, por e ardhmja e firmës tani është e paqartë.
Kryeredaktori i revistës ‘The Hollywood Reporter’ , Matthew Belloni e ka ndjekur nga afër gremisjen e producentit të famshëm hollivudian.
“Pyetja kryesore që shtrohet kur vihet në diskutim aftësia e kompanisë Weinstein për të ecur përpara është sa ishin drejtuesit e tjerë të saj në dijeni të këtyre veprimeve. Kam përshtypjen që do t’iu duhet për çdo rast të ndryshojnë emrin. Ky do të ishte një hap i parë drejt pastrimit të imazhit, deklaroi Matthew Belloni, kryeredaktor i ‘The Hollywood Reporter’.
Meryl Streep dhe Judi Dench iu “përveshën” të hënën Weinstein, një njeri të cilin e kishin vlerësuar lart, pa qenë ne dijeni, siç thanë, të veprimeve të tij të turpshme me femrat. Zërit të indinjatës iu bashkuan edhe aktorë të tjera të famshme si Jessica Chastain e Julianne Moore. Belloni mendon se vendi i 65 vjeçarit në majën e Olimpit, kaq e pat.
“Mendoj se Harvey, në Hollywood ka marrë fund. Nuk e di sesi mund të punoje dikush me të dhe jetëgjatësinë në këtë industri e kishte pikërisht në sajë të marrëdhënies së tij me talentin”, tha Belloni.
Skandali shpërtheu kur gazeta New York Times, njoftoi në një artikull tronditës se Weinstein kishte arritur të paktën tetë marrëveshje lidhur me akuza për ngacmime seksuale. Në mesin e akuzuesve, ishte edhe aktorja Ashley Judd si dhe disa ish-punonjëse të tij.
Të tjera
-
PDK nesër e hapë fushatën në Sallën ‘‘1 Tetori’’: Kosova mundet ma mirë
Partia Demokratike e Kosovës do të hapë nesër (11 janar) zyrtarisht fushatën ...
-
Policit hetues Idriz Gashi i vazhdohet suspendimi
Hetuesi policor, Idriz Gashi i cili ishte rikthyer sot në punë pas përfundimi...
-
Dy tërmete brenda pak minutave godasin Greqinë
Greqia është goditur brenda pak minutave nga dy tërmete. Sipas të dhënave ...
-
Parashikimi i motit për fundjave
Pas temperaturave pranverore që patëm ditëve të fundit, në fundjavë pritet të...
-
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra, i njëjti fat na pret edhe nga Britania
Departamenti amerikan i Zyrës së Thesarit të Kontrollit të Pasurive të Huaja ...
-
Presidenca jep tender për motor të ri të veturës Toyota
Presidenca ka dhënë një tender për furnizim dhe montim të motorit për automje...
-
Këṛcënohet kryeministri Albin Kurti, arrestohet një qytetar serb në veri
Burime brenda Prokurorisë Themelore në Mitrovicë kanë konfirmuar se një qytet...
-
Bajrami: Kurti propagandoi për humbjet e ndërmarrjeve publike – Mos ik, eja në debat, i kapim shkumsat e shohim a je në fitim a në humbje
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka sfiduar me debat kryeministrin Albin ...
-
Hashani: Gripi që po qarkullon në Kosovë është më i vështirë se të tjerët
Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e num...
-
SHBA, Gjykata e Lartë shqyrton çështjen e platformës TikTok
Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara po dëgjon të premten argumentat l...
-
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27 vjeçarit të zhdukur në Gjakovë
Ekipet e specializuara të kërkim-shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së S...
-
DnV: Parafushatë intensive dhe me raste të keqpërdorimit të resurseve publike për qëllime elektorale
Koalicioni i Organizatave Joqeveriatare “Demokracia në Veprim”, një ditë përp...