Skandali Pandora Papers, dalin edhe emrat e Mancini me Viallin
Autori: Gazeta inFokus 15:01 | 08 October 2021
Në 12 milionë dokumentet e hetuara nga gazetarët lidhur me parajsat fiskale të krijuara nga 29 mijë shoqëri off-shore, kanë rezultuar edhe emra të famshëm të botës së futbollit.
Pas Guardiolës, Raiolas dhe Ancelottit, sot flitet edhe për dy emra të njohur dhe figura të futbollit europian, Roberto Mancini dhe Gianluca Vialli.
Që të dy rezultojnë të lidhur me kompani off-shore në Virgin Islands ku Mancini konsiderohet si pronar i kompanisë, Bastian Asset Holdings, kompani e cila kishte blerë në 2008 një avion privat me vlerë 7 mln Euro.
Një vit më pas, Mancini përfiton në Itali nga një ligj, si amnisti për të hyrë nën mbrojtje fiskale ku dhe pati angazhuar një avokat për mbyllur çështjet e aktiviteteve që mund të kishte jashtë Italisë. Lidhja e datave sipas shtypit italian përkon ndoshta me mbylljen e këtyre llogarive off-shore nga Mancini.
Ndërkohë Vialli, rezulton pronar i kompanisë Crewborn Holdings sipas dokumenteve e cila është mbyllur në 2017 dhe nuk kishte bilanc me shifra të mëdha. Por aty thuhet se kjo kompani investoi në fondin e famshëm BC Partners që në Janarin e kaluar tentoi të blinte aksionet e Interit dhe jo pa qëllim, ky fond kishte zgjedhur Viallin si ndërmjetës në Itali, transmeton Ora News.
Sipas shtypit italian, Vialli ka pohuar se si shtetas britanik, ai ka regjistruar dhe ka deklaruar gjithçka në këtë shtet dhe se dëshiron të ketë privatësi për çështje të tilla.
Gjithsesi në vendin fqinj, përfshirja e këtyre emrave më shumë mund të ndikojë në qasjen publike të tyre, si pjesëtarë të kombëtares italiane pasi ligjërisht, këto çështje ata I kanë zgjidhur me kohë.
Të tjera
-
Krasniqi viziton Ganimete Musliun pas ndërhyrjes që pati: Ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që mezi presin rikthimin tënd
Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se bashkë me gruan e tij, Meli...
-
Një çift i moshuar kosovar arrestohet në Gjermani në prani të mbesës 8-vjeçare
Policia federale e Gjermanisë ka arrestuar një çift në aeroportin e Dortmundi...
-
Dyshohet për sülm sek*ual ndaj 16 vjeçares në Shtime, kërkohet paraburgimi i të pandehurit
Tridhjetë ditë paraburgim ka kërkuar Prokuroria Themelore në Ferizaj për Xh.I...
-
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët ...
-
Përfundon dëshmia e dëshmitarit të 57-të në rastin e Thaçit dhe të tjerëve
Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Hagës bëjnë me dije sot ka për...
-
Dënohen me pesë vite burgim tre zyrtarë të Fushë Kosovës, akuzoheshin për korrupsion
Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj tre zyrtarëv...
-
Dy milionë britanikë vuajnë nga simptoma të gjata të COVID-it, tregon studimi
Dy milionë njerëz në të gjithë Anglinë dhe Skocinë ende vuajnë nga simptoma t...
-
Deputetja finlandeze takon presidenten Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë
Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. ...
-
Përfundon gjykimi i Thaçit dhe të tjerëve për këtë javë
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 57-të të ZPS-së, gjykimi në çës...
-
Kurti para gjermanëve: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroa...
-
Rikthimi i ftohtit rrezikon të mbjellat në Evropë
Moti i ftohtë i këtyre ditëve e në disa rajone të Evropës edhe breshëri që ka...
-
Zveçan: Policia i gjen armë në shtëpi, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Policia e Kosovës njofton se të mërkurën gjatë kontrollit në shtëpinë e një t...