Lajme

Skandali i Berishajt, PSD me aksion për “pastrimin e parave” para Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 27 April 2022

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion para ndërtesës së Qeverisë, me ç’rast kanë dërguar tri lavatriqe të mbushura me para, që simbolizojnë pastrimin e parave.

Zyrtari i kësaj partie, Zgjim Hyseni ka thënë se ky aktivitet e ka për qëllim paraqitjen figurative lidhur me raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni.

“Ky aktivitet e ka për qëllim që me paraqitë në mënyrë figurative cxka po ndodhë javën e fundit, dmth aktivitetin e shpëlarjes së parave që po ndodhë në Republikën e Kosovës. Po bëhen një javë prej se ka plasur skandali me ambasadorin e Kosovës në Kroaci. Krejt pyesin, flasin vetëm institucionet dhe eprorët e institucioneve po heshtin. Ambasadori Martin Beërishaj e ka hap një xhirollogari në Mal të Zi me vetëm veten e tij punëtor dhe hopa 600 mijë euro tërheqje. Paret në dorë e pastaj në strajcë. Prejardhja e pareve është Beogradi”, ka thënë Hyseni.

-Advertisement-

Ai tha se si Berishaj ka marrë para nga Beogradi, shkruan Express.

“Ne e dimë që kushdo që bënë tregti me Beogradin, pavarësisht se cila është kompania, është e pamundur që mos me ra në rrjetën monopol të ashtuquajturës mafi energjetike e Ballkanit. Këto kompani janë të lidhura me emra famëkeq”, ka thënë më tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera