Lajme

Skandalet e organeve të sigurisë të martën në komision

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 22 October 2018

Për Shpend Maxhunin do të flitet por ai nuk do të jetë i pranishëm në Komision.

Organi i Kuvendit që mbikëqyrë punën e Agjencisë së Inteligjencës, të martën do të diskutojë rreth skandalit që ka ndodhur në organet e sigurisë.

Këtë e ka konfirmuar zëvendës kryetarja e këtij mekanizmi të parlamentit, Ganimete Musliu.

-Advertisement-

Ligjvënësit do të diskutojnë rreth ndryshimit të deklaratave që ndodhën brenda organeve të sigurisë, në rastin ku i përfshirë ishte i biri i shefit të inteligjencës Shpend Maxhuni.

Ai me datën 12 tetor, gjatë një patrullimi të rregullt të policisë është ndaluar ndërsa sipas raportit fillestar të policisë, të birit drejtorit të inteligjencës i është gjetur një armë pa leje dhe drogë të llojit marihuana.

Por, kur ky rast doli në publik deklarimi zyrtar i policisë doli krejt ndryshe.

Ata përmes një sqarime për medie, kanë thënë se arma nuk ishte e djalit të shefit të AKI-së, por e një të afërmi të tij. që ishte së bashku me të në veturë.

Bile sipas policisë edhe cigarja e mbështjellë e që është marihuan nuk i përket djalit të Shpend Maxhunit, por përgjegjësin për këtë gjë e edhe për armën ka marr një i dyshuar tjetër me inicialet R.M.

Por, kjo po shihet me shumë dyshime në opinionin publik.

Bile organizatat e Shoqërisë Civile që merren me fushën e drejtësisë, këto veprime i quajnë skandaloze.

E për herë të parë për këtë skandal është deklaruar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Shefi suprem i Agjencisë së Inteligjencës, tha se po e vëzhgon më vëmendje këtë situatën e krijuar.

E për këtë çështje për T7 është deklaruar edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se ky rast duhet të hetohet e më pas të dilet me përfundime.

Por, Haradinaj ka shtuar se nuk duhet ngutur në këtë rast, duke lënë hapësirë edhe konspiracione të mundshme ndaj drejtorit të AKI’së.

Ndërkohë në organizatën Çohu, thonë se situata të tilla të krijuara brenda organeve të sigurisë mund të ndikojnë negativisht edhe në proceset integruese të Kosovës, siç është puna e Interpolit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera