Lajme

Skandalet e Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 08:26 | 21 Janar 2018

Me vendime kundërthënëse, larje të borxheve e shpërblim të shkelësve të ligjit është karakterizuar katërmujori i qeverisjes së kryeministrit Ramush Haradinaj.
Vendimmarrja është shoqëruar me arrogancë dhe naivitet të llojit “mu ka tek”, “S’u ba nami”, “S’e di që i pasna shkarku”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Si shqetësuese është cilësuar edhe mbipopullimi dhe rritja e pagës për kryeministrin dhe anëtarët e tjerë të kabinetit. Haradinaj nuk e ka mbajtur as premtimin më madhor të dhënë gjatë fushatës së zgjedhjeve të parakohshme – se liberalizimi i vizave do të jetësohej brenda tre muajve të parë. Përkundrazi, izolimi ndërkombëtar i Kosovës dhe i liderëve veç sa është thelluar, shkaku i nismës për ta shfuqizuar Gjykatën Speciale

Shkarkimet

-Advertisement-

Kryeministri Haradinaj e nisi detyrën e ëndërruar gjatë në krye të Qeverisë me shkarkimin e Komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, duke mos respektuar asnjërën nga dispozitat e përcaktuara në Ligjin për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror dhe rregulloren e saj mbështetëse.

Sipas ligjit, anëtarët e Komisionit mund të shkarkohen nga Qeveria vetëm nëse janë dënuar nga gjykata kompetente, si dhe me kërkesë të institucionit që ka emëruar anëtarët ose vetë Komisionit. Vendimi për shkarkim u kritikua edhe nga partnerët e koalicionit.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy