Lajme

Skandal: Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt u lejuan të komunikonin çdo ditë mes vete

Autori: Gazeta inFokus 14:30 | 10 December 2023

Tre të dyshuarit për vrasjen e Liridona Ademajt, burri i saj Naim Murseli që dyshohet si organizator dhe porositës i vrasjes, Granit Plava që dyshohet si ekzekutor dhe Kushtrim Kokalla i dyshuar për ndihmë ndaj dy të dyshuarve kanë pasur mundësi të flasin e shihen çdo ditë, ka mësuar Paparaci.

Ata janë vendosur në të njëjtën qendër paraburgimi dhe gjatë kohës së shëtitjeve kanë komunikuar me njëri-tjetrin.

Ky skandal i Shërbimit Korrektues u ka mundësuar të dyshuarve të flasin për rastin, çka mund të ketë konsekuenca në trajtimin dhe hetimet mbi vrasjen e Liridona Ademajt.

-Advertisement-

Prokuroria e ka mësuar këtë tek pas rrahjes së Granit Plavës, rast për të cilin Paparaci.com ka raportuar ekskluzivisht.
Gjithashtu, Prokuroria ka urdhëruar ndarjen e të dyshuarve në qendra të ndryshme të paraburgimit pas rrahjes së Granit Plavës nga të paraburgosurit e tjerë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera