Sport

Skandal/ Tenisti serb, Djokoviç: “Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”

Autori: Gazeta inFokus 10:24 | 14 January 2020

Dihet tashmë që marrëdhënia Kosovë-Serbi është gjithmonë e acaruar. Aq shumë sa ka kaluar spektrin politik dhe ka përfshirë edhe atë sportiv.

Në Australi po zhvillohet turneu ATP Cup, e cila u fitua nga serbët. Pas fitores ata shikohen duke kënduar këngë nacionaliste, me në krye të grupit të tyre tenistin e njohur botëror Novak Djokoviç.

I cili në momentin që po xhironte videon transmeton në ekranin e vogël të smartphon-it të tij edhe tre gishtat e cila është simbol të legjitimit të masakrave serbëve, ndërsa publikuan edhe video me këngë nacionaliste për Kosovën në gjuhën serbe.

Ajo që bien në sy ishin vargjet e këngës “Nuk të japim Kosovë, ke qenë gjithnjë e jona”. Por skandali nuk përfshinë vetëm Kosovë por edhe një vend tjetër ballkanik, Bosnjën.

E cila në të kaluarën është shquar për luftërat e ashpra ndaj serbëve, duke hezituar që t’i nënshtrohen pushtimit të tyre. Edhe ndaj Bosnjës u përdor e njëjta metodë si edhe për Kosovën duke vendosur një këngë të përdorur nga nazistët në Luftën e Parë Botërore.

Të tjera