Lajme

Skandal me shit – blerjen e votës 1 muaj para zgjedhjeve (Denoncimi)

Autori: Gazeta inFokus 17:25 | 25 May 2017

Deputetja demokrate e qarkut të Korçës, Eleina Qirici denoncon një rast për shit – blerjen e votës edhe pse ende nuk ka nisur fushata për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ajo denoncon se një banor i Qarkut Korçë e informon për tentativë nga një strukturë politike për blerje vote, në disa zona rurale të qarkut.

“Një banor i Qarkut Korçë më informon për tentativë nga një strukturë politike për blerje vote, në disa zona rurale të Qarkut.

-Advertisement-

U bëj thirrje banorëve të Qarkut Korçë që të mos negociojnë me votën, kundrejt një shumë monetare qesharake.

Vota nuk shitet, as nuk do të lejojmë të blihet.

Vota është dhe duhet të konsiderohet e shenjtë, shprehje e vullnetit politik të gjithkujt, për forcën politike që bind gjithsecilin se ofron strategjinë më të mirë për zhvillim social-ekonomik të vendit.

Do të jemi më të bashkuar se kurrë në betejë të hapur kundër fenomenit të shit-blerjes së votës. Duhet të bëhemi të gjithë bashkë, pa dallim!

U bëj thirrje forcave politike të kontribuojmë së bashku për zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa nëpërkëmbur dinjitetin e votuesve dhe pa shfrytëzuar në mënyrë të turpshme varfërinë e një pjese të tyre.

#ZgjedhjeTëLira

#StopBlerjesSëVotës

#MeLulzimBashën”, shkruan ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera