Fun & Video

Skandal! Pedagogia që quante studentët ‘qen’, filmohet teksa rreh burrin dhe e tërheq zvarrë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 29 November 2021

E kanë cilësuar si pedagoge të skandaleve, por ajo vazhdon të japë mësim.

Një situatë e pazakontë është filmuar në një parking në Bosnje Hercegovinë. Përkatësisht, në afërsi të një qendre tregtare është filmuar një përleshje ku një grua ka rrahur një burrë.

Mediat e huaj bëjnë të ditur se gruaja në fjalë është profesoresha Edisa Trumiq dhe partneri i saj, profesor Adnan Hoxhiq. Edisa Trumiq është e njohur për publikun edhe më parë. Pedagogia u bë virale në rrjet, ku në një video shihej dhe dëgjohej teksa ofendonte studentët duke i cilësuar si “qen”.

-Advertisement-

Ngjarja e plotë u mbulua, ndërsa prof. Trumiq është ende ligjëruese në Fakultetin e Farmacisë në Tuzla.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera