Lajme

Skandal pas Skandali: Flet serbi që “kidnapoi” Walker, thotë që ishte i CIA-s dhe se trilloi Reçakun për të fshehur krimet në Gllogjan

Autori: Halil Berisha 13:57 | 08 December 2019

Çmenduria e zyrtarëve rus si duket nuk ka të ndalur.

Së pari ishte ish-ministri serb në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq e pastaj edhe Marko Gjuriq e Aleksandar Vuçiq, të cilët thanë që masakra e tmerrshme e Reçakut ishte trillim, shkruan gazeta inFokus.

Pas këtyre, tash është edhe Drejtori i Institutit për Siguri Nacionale e Internacionale në Serbi, Darko Trifunoviq.

-Advertisement-

Madje, çmenduria e tij është aq e thellë sa thotë që Reçaku u bë për dy arsye, për të fshehur masakrat e serbëve në Gllogjan dhe për të arsyetuar agresionin kundër Jugosllavisë

“Profesori Dunjic ka faktuar se e gjithë storia ishte e fabrikuar dhe se trupat u sollën nga vende tjera në Reçak. Është interes i joni që të zbulohet tërësisht se çka ka ndodhur aty. Ilija Simic, ka publikuar libër që tregon krejt çka ka ndodhë në Reçakt, ka domunetuar që çdo gjë ishte gënjeshtër. Dentistja finalndeze Helena Ranta, i ka bërë autopsinë trupave. Si ka mundur ta bëjë atë. Ajo ka pasur veç të identifikoj viktimat”, ka thënë Trifunoviq

Tutje ky thotë që Ëilliam Walker ishte pjesë e CIA-s, shërbimit sekret amerikan, shkruan gazeta inFokus.

“Walker ishte anëtar i CIA-s dhe ka pas mision që të krijoj një situatë sikur Markale në Sarajevë, dhe me ndihmën e mediave të huaja edhe ia arriti. Ne e dinim çka po bënim por atë arsye edhe e morëm ta dërgonin në Prishtinë”.

Ndërsa, shton se pasi morën Walker në veturën e tyre, ndikoi dikush në Beograd që ta lironin.

“Ishte vitit 1998. Unë dhe Misa Simic e dinim se çka po bën ai, e morën e futëm në veturë. Unë po vozitja e Misa ishte mbrapa me Walker. Ai nuk bëri asnjë zë. Pastaj, 20 minuta më pas, na erdhi një ftesë nga Beogradi që ta kthejmë aty ku e kishim marrë”, ka shtuar Trifunoviq, në një intervistë për Kosovo-Online, shkruan gazeta inFokus.

“Ne kishim të gjitha faktet se çka po bënte, e çka më vonë e bëri në Reçak, por edhe lidhjet e tij me Ramush Haradinaj e “Shtëpinë e Verdhë”, ose trafikun e organeve. Por duhej ta linim të ikë. U urdhëruam ta bëjmë këtë. U ndjeva i tradhëtuar në atë moment”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera