Sport

Skandal në Zvicër! Babai i lojtarit shqiptar godet me çadër trajnerin e Zurich

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 19 August 2024

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin zvicerian në Zyrih.

Në ndeshjen me Zug, ku fituan 2 me 0, një incident ndodhi pasi trajneri Ricardo Moniz nxori nga loja lojtarin shqiptar Labinot Bajrami.

Pas këtij zëvendësimi, babai i Bajramit, i pakënaqur, i është afruar trajnerit në stol duke i bërtitur dhe i hodhi një çadër në drejtim të tij, bëri të ditur klubi.

-Advertisement-

Moniz arriti t’i shmangej goditjes me çadër. Ndeshja vazhdoi normalisht pas incidentit.

Sipas klubit, trajneri e kishte zëvendësuar Bajramin pasi ky i fundit nuk kishte reaguar ndaj udhëzimeve të trajnerit dhe se i kishte folur me gjuhë vulgare.

“Ne e dënojmë fuqishëm këtë veprim dhe do të ndërmarrim veprime ligjore”, tha FC Zurich. Moniz foli gjithashtu për për incidentin, duke thënë: “Nuk kam hasur kurrë diçka të tillë. Ky është niveli më i ulët i të gjitha kohërave. Do të ketë pasoja.”

Bajrami, i cili iu bashkua FC Zurich në vitin 2021 dhe u promovua në ekipin e parë këtë sezon, është paraqitur vetëm një herë për ekipin e parë. Zëvendësimi “nuk kishte lidhje me performancën e tij, por me sjelljen e tij ndaj trajnerit kryesor,” zbuloi FCZ. Mësohet se Bajrami iu përgjigj udhëzimeve të trajnerit me “Fuck off”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera