Lajme

Skandal: Në një qendër votimi më shume vota se fletëvotime (Dokument)

Autori: Halil Berisha 18:35 | 08 October 2019

KQZ ka publikuar në ëebfaqen e tyre rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku janë numëruar tashmë 100% e votave të rregullta.

Por, në një vend këto vota nuk po dalin të jenë edhe aq të rregullta.

Në fshatin e Presidentit të Kosovës, në Burojë të Skënderajt, më shumë ka vota se sa fletëvotime të vlefshme, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

Kështu, ish partia e Presidentit, PDK, këtu ka marrë 343 vota, koalicioni AAK-PSD ka 10 vota, koalicioni NISMA-AKR-PD – 100, 1 votë Partia Fjala, 15 vota ka marrë Vetëvendosje, Partia Euroatlantike e Milaim Zekës ka 3 vota ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka 26 sosh.

E nëse krejt këto vota, mblidhen, japin gjithësej 498 vota.

Deri këtu është në rregull, mirëpo, tek numri i fletëvotimeve të vlefshme të publikuar në ëebfaqen e KQZ-së del që janë 408, apo 90 vota më pak, ndërsa tek numri i fletëvotimeve të pavlefshme janë vetëm 28./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera