Lajme

Skandal në Ferizaj: QKMF pa rrymë, pacientët trajtohen me dritë të telefonit

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 26 November 2020

Faqja “Vrojtuesit e lagjes – Ferizaj” ka ka publikuar disa fotografi ku shihet se në QKMF numër 4 në Ferizajn nuk ka rrymë.

Sipas kësaj faqje me dhjetra pacientë po presin për vizitë tek mjeku, derisa nuk ka rrymë e as ujë.

Aty thuhet se një pacienti 80 vjeçar iu dha ndihma e parë përmes dritës së telefonit pasi që aty nuk ka rrymë.

-Advertisement-

E njejta ndodhi edhe me pacientët me Covid-19, ku sipas kësaj faqeje po u jepet infusion me dritë të telefonit.

Gazeta Blic për këtë rast ka kontaktuar me kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu i cili thotë se mungesa e rrymës ka zgjatur vetëm 10 minuta.

“Kemi pasur një ndërprerje të rrymës, por vetëm 10 minuta ka zgjatur, kjo ka ndodhur në një QMF”, deklaroi Aliu.

Ky është postimi i plotë:

Qendra e Mjekësisë Familjare IV – Ferizaj
Sonte, ora ~19:00 – PA RRYMË!

Dhjetëra pacientë (përfshirë pleq dhe fëmijë) në pritje për vizitë te mjeku, në kushte mesjete, pa ujë dhe rrymë.
Një pacienti (ndoshta 80 vjeç) me hipertension dhe temperaturë dhe ethe, i jepet ndihma e parë me dritë telefoni, por në pamundësi trajtimi në mungesë të rrymës, dërgohet me ambulancë në qendrën tjetër (aty ku ka rrymë).
Në dhomën me të dyshuar për COVID-19, nja tre pacientë trajtoheshin me infusion me ndihmën e dritës së telefonit.

Ndërkohë Ferizaji ose “kantieri i ndërtimeve milionëshe” nuk mund të sigurojë të paktën një gjenerator rryme (sepse akoma pas 21 vjet lirie e 12 vjet shtet, na duhet gjenerator për rrymë).

Fotot më poshtë nga QMF-ja mesjetare, në të cilën me shumë vullnet, kujdesje maksimale e profesionalizëm të lartë, punonin një grup infermierësh me në krye Dr. Donjetë Bislimi 👏.

Me rëndësi të jemi të qetë dhe normalë. Turp për këtë shtet e për këtë komunë!

Qendra e Mjekësisë Familjare IV – Ferizaj
Sonte, ora ~19:00 – PA RRYMË!

Dhjetëra pacientë (përfshirë pleq dhe fëmijë)…

Posted by Vrojtuesit e lagjes – Ferizaj on Thursday, November 26, 2020

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera