Sport

SKANDAL: Momenti kur trajneri i Llapit grushton futbollistin e Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 20:42 | 28 April 2021

Derbi i javës së 31-të në Superligë ndërmjet Ballkanit dhe Llapit nuk ka shkuar ashtu siç duhej, shkruan Gazeta inFokus.

Kjo, pasi gjatë gjithë ndeshjes ka pasur tensione mes futbollistëve të të dyja skuadrave.

E në një moment pati edhe përleshje fizike, ku nga pamjet e publikuara nga klubi i Ballkanit shihet ndihmës-trajneri i Llapit duke e goditur një futbollist të ekipit nga Suhareka.

-Advertisement-

“Shikoni traineri i Llapit qysh e godet me grusht  lojtarin tonë. Turpi ju mbuloftë”, shkruan faqja zyrtare e Ballkanit.

Takimin e fitoi ekipi i drejtuar nga Bledi Shkëmbi me rezultat minimal 1-0, me golin e shënuar nga Blend Baftiu në minutën e 30’ të ndeshjes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera