Lajme

SKANDAL: Minjtë vërshojnë spitalin e lindjes në Ferizaj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 22 November 2017

Pas skandaleve të shumta të raportuara lidhur me gjendjen jo të mirë nëpër spitalet tona, në rrjetin social “facebook” po qarkullon një video ku shihet gjendja alarmante në repartin e lindjes  në Ferizaj, shkruan Infokusi.com

Në video shihet një mi derisa po ushqehej në tokë e sipër tij  në njërin shtrat  gjendej një foshnje e porsalindur e në tjetrin shtrat gjendje një nënë me foshnjën e saj.

Gruaja që e ka bërë xhirimin duket të ketë qenë njëra nga nënat që ka lindur në këtë repart pasi ajo e ka komentuar gjendjen duke thënë ja si lindim ne bashkë me minjë.

-Advertisement-

“Ja si lindim ne bashkë më mijë, ai po han poshtë derisa lartë janë bebet tona” ka thënë ajo

Duket që kafshët janë bërë vërtetë  pjesë e spitaleve vendore kjo për faktin qëm edhe  dje portali Infokusi.com kishte raportuar për një mace që po qëndronte për më shumë se dy jave  brenda QKUK-së.

Spitalet tona vazhdimisht kanë qenë  pre e kritikave për mungesë të barnave esenciale, kushte aspak të mira për të sëmurit, mungesë të mjekëve nëpër vendet e punës, shërbimet jo korrekt etj por këto të fundit e alarmojnë këtë gjendje edhe më shumë. /INFOKUSI

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera