Skandal: Ministria e Infrastrukturës për dy muaj dha 28 tenderë me mbi 5 milionë euro pa procedura të hapura
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 10 June 2021
Ministria e Infrastrukturës e udhëhequr nga Liburn Aliu, për më pak se dy muaj ka nënshkruar hiq më pak se 33 tender.
Por ajo që vihet re në këta tenderët e fundit është mënyra e dhënies së tyre, shkruan Gazeta Infokus.
Nga 33 tenderë 28 prej tyre janë dhënë në mënyrë një burimore, të mbyllur apo siç njihet zyrtarisht përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.
Nga 28 prilli vetëm pesë tenderë në këtë ministri i janë nënshtruar procedurave të hapura e të rregullta të prokurimit.
Pikërisht kjo dhënie e tenderëve në këtë formë konsiderohet si procesi më i dyshimtë nga ku buron korrupsioni dhe vjedhja e buxhetit të shtetit, shkruan Gazeta Infokus.
Kjo pasi negocimi bëhet direkt ndërmjet punëdhënësit, në këtë rast Ministrisë së Infrastrukturës e kompanive private.
Sipas ligjit për Prokurim Publik procedurat e negociuara aplikohet në rrethana të veçanta ku autoriteti kontraktues fton dhe këshillohet me operatorët ekonomik të zgjedhur nga ai për t’i negociuar kushtet e kontratës me njërin ose më shumë prej tyre.
Ndërsa procedurë e hapur nënkupton procedurat e prokurimit që i lejojnë çdo operatori të interesuar ekonomik të paraqet tender e ti hyj garës për të fituar atë.
Por Ministria e Infrastrukturës muajt e fundit zgjodhi formën e parë të dhënies së tenderëve. Pa kurrfarë gare, e që rrjedhimisht edhe çmimet në raste të tilla janë tejet të larta.
Kështu vlera e përgjithshme këtyre tenderëve del të jetë goxha e lartë, që shton dyshimet për keqpërdorim eventual.
5.1 milionë euro kjo ministri del të ketë dhënë përmes procedurave të dyshimta nga 28 prilli i këtij viti, shkruan Gazeta Infokus.
Punët e kryera janë nga më të ndryshmet në dikasterit të infrastrukturës por edhe ofrim shërbimesh.
Të gjitha këto kontrata janë konsideruar me vlera të mesme edhe pse në to ka edhe shuma tejet të mëdha.
Në fakt vlerat e këtyre tenderëve në ministrinë e drejtuar nga Liburn Aliu varijojnë nga 15 mijë euro në mbi gjysme milioni.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në Ministrinë e Infrastrukturës për të mësuar arsyet e dhënies së tenderëve në këtë formë por përgjigje nuk ka marr as nga kabineti i ministrit Liburn Aliu as nga Zyra e Prokurimit. /Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...