Fokus

Skandal: Kosova nuk mund të organizoj zgjedhje

Autori: Valon Rogova 10:00 | 20 February 2019

Nëse nesër shpërbëhet Kuvendi i Kosovës, nuk ka kush ti organizoi zgjedhjet e reja në vend. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve del të mos jetë funksional për të bartur këtë proces. Së paku kështu thonë përfaqësuesit e partive politike dhe njohësit të këtij procesi.

Këtë e konfirmon edhe vetë përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sami Hamiti, partia e të cilit në vazhdimësi kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme.

Ish-antari i KQZ’së nga radhët e LDK’së, për inFokus, u shpreh se nëse Qeveria Haradinaj bien, që rrjedhimisht vendin çon në zgjedhje, nuk mund të mbahen ato.

-Advertisement-

“Nëse sot bjen qeveria nuk mund të shpallen zgjedhjet sepse zgjedhjet bëhen në konsultim të Presidentit me KQZ’në. Kjo për faj të Presidentit sepse ai vet e ka zhagit këtë çështje me qëllim që t’i dobësoj partitë që dolën të parat në zgjedhjet e qershorit”, është shprehur Hamiti.
Sipas tij kjo gjendje i konvenon pozitës së tanishme në qeveri.

“Prandaj edhe Presidenti po e lënë anash këtë çështje”.

Nga ana tjetër, Mazllum Baraliu, njëherësh ish-kryetar i KQZ’së, për inFokus, tha se ky institucion është tërësisht jofunksional për shkak të, siç shpreh ai, problemeve dhe paqartësive në Presidencë.
“KQZ’ja, është jofunksionale pikërisht për shkak të problemeve dhe paqartësive në Presidencë ku duhet bërë përcaktimi i kandidaturave gjegjësisht ndarja në bazë të kushtetutës dhe ligjit për përfaqësuesit e subjekteve politike, më saktësisht për t’i deleguar në KQZ. Sipas këtyre dispozitave, tri partitë më të mëdha që kanë numrin më të madh të votave në një cikël zgjedhor iu takojnë nga dy përfaqësues, përkatësisht delegatë në komisionin qendror zgjedhor. Ndërkohë që thjesht konjuktura dhe renditja e partive politike pas zgjedhje të fundit nacional në nivelin qëndror ka ndërruar për shkak të faktorizimit të Vetëvendosjes”, tha ai.

Baraliu, shtoi se në rast mocion mosbesimi ndaj qeverisë, vendi nuk mund të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është jofunksional, gjë që e bën të pamundur të marr vendime valide”, thotë Baraliu.

Avni Zogiani, antar në kryesinë e Vetëvendosojes, vlerëson se Presidenti, Hashim Thaçi po i ndihmon me këtë veprim ish partisë së tij, Partisë Demokratike të Kosovës.

“E kanë një qeveri pa legjitimitet dhe me një KQZ, tërësisht jofunksionale ose KQZ të kontrolluar konsiderueshëm përbrenda. Kjo i ka mundësuar Thaçit që ta kthej sistemin politik të Kosovës në një sistem presidencial. Kjo nuk është e rëndësishme sepse në kohën kur Presidenti për herë e më shumë përfaqëson një projekt të huaj mbi raporte e ardhshme Kosovë-Serbi. Një gjendje e tillë e institucioneve të paqëndrueshme, është e vetmja mënyrë për ta shtyer këtë plan. Në vazhdimin e kësaj situate të institucioneve të pafuqishme përballë Presidentit po i japin kontribut edhe partitë tjera të opozitës”, tha Zogiani.

Zogiani, tha se përveç institucioneve, Presidenti ka pamundësuar edhe opozitën duke e vënë nën kontrollë një pjesë të saj.

Ndërkaq, në KQZ, nuk thonë asnjë fjalë nëse janë funksional apo jo.
Me gjithë insistimin e Gazetës inFokus, zyrtarët e lartë të KQZ’së, nuk kanë dashur të përgjigjen për gjendjen në të cilët ndodhet ky institucion./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera