Lajme

Skandal: KEK-ut i rrëshqet eskavatori, rrezikohen dhjetëra punëtorë

Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 15 September 2021

Pakujdesia e drejtuesve të Divizionit të Prodhimit të Thëngjillit në KEK ka bërë që eskavatori më i madh i nxjerrjes së thëngjillit të pësoj avari.

Kjo pakujdesi ka rrezikuar jetën e dhjetëra punëtorëve të këtij divizioni që kanë qenë duke punuar në ndërrimin e pasditës këtë të martë.

Avaria mësohet se ka ardhur si pasojë e gabimeve në dhënien e koordinatave dhe orientimeve nga inxhinierët e këtij divizioni. Madje fajtori kryesorë konsiderohet ushtruesi i detyrës së divizionit të prodhimit të thëngjillit.

-Advertisement-

Gazeta Infokus mëson se dëmet materiale janë miliona euro, përpos ndërprerjes së nxjerrjes së thëngjillit nga eskavatori numër 8, që është edhe më i madhi në mihjet e KEK-ut.

Edhe KEK ka konfirmuar se një pajisje në minierë ka lëvizur jashtë planit.

“Mbrëmë rreth orës 22:30, një pajisje, eskavatori 8M – bashkëlidhur në minierën e KEK-ut ka lëvizur për disa metra mbrapa jashtë planit të operimit. Intervenimi i menjëhershëm i ekspertëve të minierës ka vënë nën kontrollë këtë lëvizje duke ndërprerë punën e pajisjes, stabilizimin dhe sigurimin e saj”, ka njoftuar KEK.

Sipas KEK-ut në këtë drejtim menjëherë është formuar komisioni që të bëjë vlerësimin e ngjarjes me ç ‘rast sipas vlerësimeve preliminare nuk ka ndonjë dëmtim. “Ekspertët e minierës janë duke bërë përpjekjet maksimale që kjo pajisje të kthehet në punë sot eventualisht nesër. Vlen të theksohet se ky është vetëm njëri ndër 12 eskavatorët në djerrinë dhe qymur që janë në operim e të cilët vazhdojnë punën pa asnjë problem në prodhim të qymyrit dhe djerrinës si dhe operim normal të minierës. Për më tepër, pavarësisht kësaj ngjarje, rezervat e grumbulluara të qymyrit në deponit e termocentraleve Kosova A dhe Kosova B, garantojnë prodhim të energjisë elektrike pa asnjë pengesë sipas bilancit energjetik të aprovuar’, thuhet në njoftimin e KEK-ut. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera