SKANDAL: KEDS 6 vite në treg pa përfillur ligjin e Kosovës
Autori: Vjosa Kabashi Ajeti 11:17 | 04 June 2018
Kompania e distribucionit dhe furnizimit të energjisë elektrike, KEDS nga dita e parë kur e ka privatizuar distribucionin e energjisë elektrike e deri me tani ka operuar në treg duke bërë shkelje flagrante të ligjit.
Konkretisht, në vazhdimësi ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik të cilin është i obliguar ta respektoj duke qenë se ka pranuar të drejta të veçanta, pra të drejta ekskluzive nga shteti për të ofruar shërbime publike.
Çdo blerje, shitje apo investim kapital, kjo kompani është e obliguar me ligj ta realizon përmes procedurave të tenderimit, më shpallje publike dhe duke e lejuar një konkurrencë të hapur. Kjo për shkak se të gjitha investimet, shpenzimet kapitale dhe operative të kompanisë KEDS, reflektojnë direkt në tarifat e energjisë elektrike të cilat i paguajnë qytetarët.
Por, pavarësisht kësaj, kompania KEDS-i e cila është në pronësi të kompanive turke, Limak & Calik, nuk ka përfillur këtë ligj dhe shteti prapë ia ka pranuar mbi 101 milionë euro investime.
Madje, institucionet e shtetit duket se nuk kanë pasur as ‘guximin’ t’i kërkojnë kësaj kompanie respektimin e ligjit.
Gazeta Fokus tash e disa javë është duke e hulumtuar këtë temë dhe ka arritur të konfirmoj në detaje se këto shkelje flagrante të ligjit nga kompania KEDS janë toleruar nga organet përgjegjëse përkundër faktit se të gjitha mekanizmat e shtetit kanë qenë në dijeni se raportet e deklaruara të investimeve nuk do të ishte dashur të aprovohen nëse realizimi i këtyre investimeve nuk ka qenë në përputhje me obligimet ligjore.
Fokusi për këtë temë ka kontaktuar gjithë akterët që kanë përgjegjësi për mbikëqyrje dhe realizimin e kontratës në mes të Shtetit dhe kompanisë KEDS.
Ditëve në vazhdim Gazeta Fokus do të publikoj në detaje se çka thotë zyra e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, për këtë skandal dhe kush sipas tyre e ka përgjegjësin, nëse siç thonë ata i ka aprovuar investimet e KEDS-it pa u respektuar ligji i Prokurimit Publik.
Çka thotë ministria e Zhvillimit Ekonomik e cila e ka përgjegjësin për mbikëqyrjen dhe implementimin e kontratës në mes të shtetit dhe kompanisë private KEDS të cilës ju dha kontratë ekskluzive për të ofruar shërbime publike.
Cili është interpretimi ligjor i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE) dhe kush sipas tyre është përgjegjës për këto shkelje ligjore të KEDS-it.
E çka thonë në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRRPP) e si e interpreton skandalin Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP).
Të gjitha këto institucione e kanë konfirmuar se KEDS-i është i obliguar ta respektoj Ligjin për Prokurim Publik, mirëpo asnjëra nga institucionet nuk e din saktë se cili mekanizëm është dashur të ndërmarr masa ndaj këtyre shkeljeve ligjore dhe kush e ka përgjegjësin për pranimin e mbi 101 milionë eurove investime të realizuara pa u përfillur ligji.
Po ashtu, redaksia e Gazetës Fokus ka kontaktuar edhe zyrën për media të KEDS-it, por për dallim nga gjithë të tjerët, këta të fundit edhe pas më shumë se një muaj ende nuk kanë kthyer përgjigje rreth këtyre shkeljeve. /GazetaFokus/
Të tjera
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...
-
Osmani me Speich diskutojnë mundësitë e bashkëpunimit Kosovë-Vatikan
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot Delegatin Apostolik të Selisë së Shenj...
-
Qalaj: PDK-ja do ta udhëheqë vendin, do të ndalet ikja e të rinjve jashtë vendit
Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, është shprehur i bindur se kandidati i tyre ...
-
Studentët e Juridikut, të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi, Osmani: Sukses historik
Studentët kosovarë të Fakultetit Juridik kanë arritur sukses në garën botëror...
-
Tahiri: KEK ka 80 kontrata njëburimore në vlerë prej 102 milionë eurove
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Abelard Tahiri, në “Frontal” të T7 ka f...
-
Syla ironizon me Krakun: Po na bënë nervoz neve shqipfolësve
Gazetari Valon Syla ka ironizuar me një thënie që në rrjete sociale po i atri...
-
Serbët në Veri ankohen për faturat e energjisë elektrike
Qytetarët e katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës në dy ditët e ...
-
Asambleja Parlamentare publikon agjendën, debati për anëtarësimin e Kosovës në KiE më 18 prill -detaje
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka publikuar agjendën zyrtare p...
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...