Fokus

Skandal: Ka klinika në QKUK që nuk jane dezinfektuar

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 17 March 2020

Thirrje nga institucionet kryesore të ekzekutivit e kryesisht nga ministria e Shëndetësisë e edhe doktorët po bëhen disa herë në ditë për dezinfektim të duarve e hapësirave ku banojmë.

Kjo për të parandaluar sa më shumë përhapjen e Koronavirusit, shkruan gazeta inFokus.

Por, në fakt vet Qendra Klinike Universitare e Kosovës nuk i ka të gjitha klinikat e dezinfektuara.

-Advertisement-

Gazeta inFokus këto informata së pari i mori nga disa mjekë të cilët duke dashur të mbesin anonim i treguan inFokusit për këtë shqetësim të tyrin.

Gazeta inFokus, për këtë punë ka kontaktuar me zyrtarët e Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, të cilët i ka pyetur për vërtetësinë e kësaj informate dhe se si qëndron situata me dezinfektimin e klinikave.

Shpend Fazliu zëdhënës në SHSKUK i ka thënë inFokusit se QKUK p obën dezinfektimin në baza të rregullta në klinikat e vijës së parë, atyre me rrezikshmëri të lartë.

Ndërsa Klinika e Fiziatrisë ëhstë e pa dezinfektuar pasi nuk ka pacientë, por që edhe ajo do të bëhet shpejt.

“QKUK ka filluar dezinfektimit, ka kryer dhe po e kryen në baza rregullta në klinkat e vijës parë, emergjencë, mjekim intensiv, infektive, pediatri dhe pulomologji. Klinika këto me rrezikshmëri më të lartë. Do të bëhet dezinfektimi edhe në fiziatri, por për momentin kjo klinikë nuk ka pacientë. Pra, po dezinfektohen sipas prioriteteve”, ka thënë Fazliu./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera