Skandal: Gazmend Muhaxhiri sheshin “Shkëlzen Haradinaj” e kthen në parking të “Hotel Dukagjinit”
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 31 July 2017
Njëra nga rrugët kryesore që lidhet me qendrën e qytetit të Pejës, nuk do të jetë më në shërbim të qytetarëve por vetëm në shërbim të një hoteli.
Mund të duket e pabesueshme por rruga kryesore që lidh një pjesë të qytetit me qendrën tash e tutje do të shërbej vetëm si parking i “Hotel Dukagjinit”, pronar i të cilit është biznesmeni i njohur pejan Ekrem Lluka, shkruan Infokusi.com
Qendra e Pejës, saktësisht sheshi “Shkëlzen Haradinaj” që lidhet me rrugët kryesore të këtij qyteti është dhënë në shfrytëzim për parking të “Hotel Dukagjinit”.
E gjithë kjo pasi që vet kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri ka dhënë në shfrytëzim këto hapësira për parkim të veturave të “Hotel Dukagjinit”.
Pjesa për të cilën bëhet fjalë është në zemër të Pejës, e cila ishte shumë e frekuentuar, gjë që ka ngjallur shumë pakënaqësi tek qytetarët.
Si rrjedhoje një qytetar ka dërguar një ankesë tek Infokusi.com, ku akuzat e tija rreth kësaj problematike i drejton tek kryetari i kësaj komune.
Ai thotë se pikërisht kryetari Muhaxhiri ka bllokuar këtë pjesë të Pejës për të siguruar një vend për veturat e “Hotel Dukagjinit”.
Sipas qytetarit që ka shprehur këtë pakënaqësi, marrëveshja në mes të kryetarit Gazmend Muhaxhirit dhe pronarit të “Hotel Dukagjinit”, Ekrem Llukës, ka paralizuar pjesën më qendrore dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek të gjithë qytetarët.
Kryetari Muhaxhiri akuzohet se për interesat e këtij hoteli ka vështirësuar qarkullimin e lirë të të gjithë qytetarëve të Pejës.
Bllokimi i kësaj hapësire vlerësohet si shumë i dëmshëm për qytetarët e Pejës, ngase për vite të tëra njerëzit janë mësuar që të kalojnë përmes kësaj pjese./Infokusi.com
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...