Fokus

Skandal| Ferizaj largon investitorët – këta i drejtohen gjykatës (Dokument)

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 15 January 2020

Gazeta inFokus në fillim të dhjetorit të vitit 2019 kishte raportuar për një rast skandaloz që ka ndodhur në komunën e Ferizajt.

Aty, një qytetar pavarësisht se kishte planifikuar një investim në një hapësirë të pashfrytëzuar, e që për të cilën kishte marrë pëlqimin për lejimin e ndërtimit edhe nga Ministria e Bujqësisë, krejt puna ishte bllokuar në komuna e Ferizajt, shkruan gazeta inFokus.

Në konkretisht Drejtoria e Urbanizmit, të cilës qytetari që kishte dashur të investoj, Naim Gashi, i ishte drejtuar më 30 gusht për lejen e ndërtimit, nuk kishte marrë edhe përgjigje.

-Advertisement-

Në vend të kësaj, sikur për të mos lejuar që të investohet në atë pjesë, komuna e Ferizjat kishte vendosur disa lodra për fëmijë, pas kërkesës për investim.

Për këtë gazeta inFokus edhe i kishte shkruar email drejtorisë për Urbanizëm në këtë komunë e edhe kishte tentuar të bisedoj në telefon por që të njëjtit nuk iu kishin përgjigjur.

E pavarësisht krejt këtyre telasheve, investitori, Naim Gashi, ka vendosur që të mos dorëzohet.

Gazeta inFokus ka siguruar edhe një padi që Gashi i ka bërë komunës së Ferizajt.

“Tani kemi vërejtur se e paditura Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit – Komuna Ferizaj në këtë ngastër dhe në të njëjtat koordinata ku unë posedoj pëlqimin, e paditura ka vendosur lodra fëmijësh edhe pse është në dijeni për pëlqimin që e kam ngapronari juridik i pronës e edhe për projektin investiv timin i cili ka edhe koston financiare”, shkruhet në padi.

Tutje, Gashi, me këtë padi ka kërkuar t’i lëshohet leja për ndërtim, ose të kompenzohet.

“Të kompenzoj shepnzimet për projekt dhe vonesat në kohë – fitimin e humbur, si dhe të kompensoj shpenzimet e procedurës sipas llogarisë përfundimtare të Gjykatës, si dhe kamatën ligjore prej 8% prej ditës së ngritjes së Padisë e deri nëpagesën përfundimtare, të gjitha në afat prej 15 ditëve nga dita e plotfuqishmërisë së Aktgjykimit nën kërcënimin e përmbarimit me forcë”, shkruhet në propozimin e padisë drejtuar Gjykatës Themelore të Ferizajt.

Gazeta inFokus ka biseduar me Naim Gashin, i cili ka thënë që vlera e krejt këtyre që kërkon të kompenzohet në rast të mos dhënies së lejes është rreth 7 mijë euro në muaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera