Skandal: Drejtori i QKMF-së në Gjakovë kërcënon mjeken në punë, policia nuk hapë rast
Autori: Gazeta inFokus 18:30 | 15 July 2017
Drejtori i QKMF-së së Gjakovës, Kujtim Zarari javën e kaluar është denoncuar në Polici. Ai dyshohet se ka kërcënuar mjeken Z.O.
Kjo e fundit nuk ka pranuar të jap shumë detaje për rastin, veç e ka konfirmuar atë. Kurse, në Policinë e Gjakovës konfirmojnë se rast është denoncuar, megjithatë thonë se është zgjidhur brenda punonjësve të QKMF-së, andaj nuk kanë hapur fare si rast.
Drejtori i QKMF-së së Gjakovës, Kujtim Zarari dhe mjekja Z.O , të premten e javës së kaluar kanë pasur disa përplasje mes vete. Në fakt, drejtori Zarari ka kërcënuar mjeken, duke i thënë se të gjuaj nga dritarja, pasi kjo kishte shkuar në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime.
“Shkova në zyrën e tij për t’i kërkuar disa sqarime. Ai me kërcënoi dhe më tha se nëse nuk i dal nga zyra do të me nxjerr nga dritarja”, tha mjekja. Ajo ka treguar se nga ajo ditë e deri me sot nuk ka shkuar më në punë.
“Jam shqetësuar nga sjelljet e tij dhe më nuk ka shkuar në punë. Tash jam në pushim mjekësor”, shtoi ajo. Krejt kjo ka ndodhur pasi mjekja ka kërkuar një mëditje, të cilën pohon se i është mohuar nga drejtuesit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë. Meqenëse diskutimi nga të dyja palët po bëhej më zë të lartë, me tu dëgjuar nga të tjerët, është lajmëruar edhe Policia.
Por, këta të fundit nuk kanë hapur rast, dhe e cilësojnë ndodhinë si rast të brendshëm.
“Rasti në fjalë ka qenë mosmarrëveshje për një meditje. Ky rast ka shku deri në polici, në fund nuk është paditë drejtori”, ka thënë për Indeksonline, komandanti i Policisë për Gjakovë, Kristë Gjokaj.
Madje, edhe pse drejtori i QKMF-së akuzohet nga mjekja së i ka mohuar mëditje dhe është kërcënuar, komandanti i Policisë së Gjakovës, merret me atë nëse punonjësja e QKMF-së do të dalë në punë apo jo. “Mjekja do vazhdojë punën për shkak se nuk ka ndonjë problem që të pushohet nga puna”, ka thënë Gjoka.
Indekonline ka marrë një përgjigje për këtë rast edhe nga vetë drejtori Kujtim Zarari. Ai mohon çdo pretendim ndaj tij. “Këto janë shpifje, nuk e kam kërcënuar personin në fjalë. Problemi ka qenë një mëditje, gjë që nuk ka qenë për padi”, tha Zarari.
Të tjera
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...
-
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Bajrami: Shpërndarja e buxhetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik
Deputetja nga rradhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka deklaruar se shpërndarja e...