Skandal diplomatik – Reagon Presidenca: Sigurimi i aeroportit tentoi t’ia marrë telefonin presidentes Osmani
Autori: Gazeta inFokus 21:35 | 01 August 2024
Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina ka reaguar ndaj një rasti të pazakontë që i ka ndodhur Vjosa Osmanit në aeroportin e Shkupit. Madje ky rast i paprecedentë është edhe skandal i madh diplomatik, raporton Gazeta Sinjali.
Kupina ka treguar se në kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes.
“Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, ka shkruar Kupina në reagim.
“Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike. Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes.
Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit.
Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal. Sjellja arrogante dhe e dhunshme e zyrtarit të Aeroportit të Shkupit është e paprecedente dhe nuk ka ndodhur asnjëherë në asnjë udhëtim të presidentes kudo në botë, përfshirë në shtete jonjohëse.
Vërehet qartë se në rastin në fjalë kishte tendencë për ta provokuar delegacionin e Republikës së Kosovës dhe për të shkaktuar incident.
Presidentja e ka njoftuar për këtë skandal diplomatik të shkaktuar nga pala maqedonase kryetarin e Kuvendit z.Afrim Gashi, të cilin e falënderon për ndihmën e ofruar.
Vlen të përmendet se pas hyrjes së Presidentes në aeroplan, Aeroporti i Shkupit nuk e ka lejuar aeroplanin komercial të niset edhe për më shume se një orë, me pretekstin se shteti slloven nuk po e lejon nisjen, për shkak se nuk do të ishte gati për aterrim. Kabineti i Presidentes e ka kontaktuar palën sllovene të cilët na kanë informuar që një gjë e tillë absolutisht nuk është e vërtetë dhe se aeroplani do të mund të ateronte në kohën e planifikuar.
Presidenca e konsideron çdo sulm dhe trajtim të parregullt e në kundershtim me konventat ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë shtetëror si sulm ndaj vete shtetit të Kosovës.
Republika e Kosovës, asnjëherë në historinë e saj, nuk ka trajtuar në menyrë të tillë Presidentin/Presidenten, Kryeministrin apo Ministrat e Maqedonisë së Veriut e as të ndonjë vendi tjetër e as nuk do të lejojë një ndonjëherë një gjë të tillë”, thuhet në reagimin e Bekim Kupinës, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani.
Të tjera
-
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Sot do të mblidhet kryesia e kuvendit, ku në rend dite janë katër pika. Në...
-
Eurodeputeti austriak: Vetëm me ndryshimin e rrethanave politike në BE është i mundur një kompromis për Kosovën
Shefi i delegacionit të Partisë së Lirisë së Austrisë (FPO) në Parlamentin Ev...
-
Vera merr fund përfundimisht, ulje drastike e temperaturave dhe përmbytje, borë në zonat malore
Pas temperaturave jashtëzakonisht të larta që kanë mbretëruar pothuajse gjatë...
-
A do të kandidojë përsëri për Presidente dhe a do të vazhdojë në politikë, Osmani çon mesazh: Nuk më heqin qafe lehtë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Kallxo Përnime”, ...
-
Osmani e konfirmon që s’e deshti afër Martin Berishajn gjatë vizitës në Kroaci: Ashtu kam vendosur
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në gusht ishte në një vizitë zyrtare në ...
-
Vendimi për Calin, Specialja caktoi gjyqtarët por jo edhe seancën
Para një muaji Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës ia anulo...
-
Dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, kush prishi punë sipas presidentes, Kurti apo Gërvalla?
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur lidhur me moskoordinimin për le...
-
Osmani thotë se Shefi i CIA’s ka pasur vetëm një kërkesë – “S’është e jashtëzakonshme, por s’mund ta bëjë publike”
Një kërkesë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës është paraqitur për Kosovën n...
-
Osmani: Zgjedhjet dhe referendumi i Serbisë u ndalën në zyrën time
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo ka qëndruar në të gjitha...
-
Ende pa datë takimi mes Kosovës dhe Serbisë
Ndonëse nuk është bërë e ditur data e takimit të ardhshëm mes Kosovës e Serbi...
-
Abdixhiku e mbështet Zhegrovën, pas përjashtimit, e quan aset kombëtar
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas pë...
-
Osmani flet për masat e BE-së ndaj Kosovës: Javëve të fundit disa shtete kanë kërkuar të mbeten masat
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se javëve të fundit janë njoftu...