Lajme

Skandal diplomatik: Mali i Zi i referohet Kosovës me fusnotë

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 02 September 2021

Ani pse u shpall shtet më 2008, Mali i Zi e njohu Pavarësinë e Kosovës, megjithatë herë pas here ata vazhdojnë ta mohojnë këtë realitet.

Këtë e dëshmon edhe një dokument i publikuar së fundi, ku ministrja e Shoqërisë Digjitale dhe e Mediave, Tamara Srzentiq, i ka nisur ftesë ministres së Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, për pjesëmarrje në Samitin digjital të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet nga 11 deri më 13 tetor në Mal të Zi.

Megjithatë, në ftesë, ministrja malazese shihet se i është referuar Kosovës me fusnotë prapa.

-Advertisement-

Dhe kjo ka shkaktuar jo pak reagim në këtë vend.

Është vet mediumi malazez Antena M që ka bërë publik dokumentin e ftesës, dhe i cili e ka quajtur këtë veprim skandal diplomatik.

Madje për këtë gjë, ende nuk ka reagim zyrtar as nga Qeveria e Malit të Zi por as dhe nga ajo e Kosovës.

Ftesa është bërë para një muaji, specifikisht më 4 gusht, njofton Klankosova.tv.

Mali i Zi nuk e shënon Kosovën me fusnotë në dokumentet zyrtare, sepse ky referim bëhet në rrethana të veçanta nëse Serbia insiston në të gjatë takimeve zyrtare të udhëheqësve të disa shteteve ku merr pjesë edhe përfaqësuesi i Kosovës.

Kjo për Kosovën erdhi më 2012-ën, pas një marrëveshjeje në kuadër të dialogut me Serbinë në Bruksel, për të mundësuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në konferenca e nisma rajonale, por dhe ato të nivelit më të gjerë ndërkombëtar.

Ajo nënkupton pozicionin e palëve karshi statusit të Kosovës, përkatësisht pozicionin e Serbisë në përputhje me Rezolutën 12 44 dhe pozicionin e Kosovës që mbështetet në opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Kjo nuk është hera e parë që ndonjë nga ministrat e Qeverisë së Malit, kryesisht me parti pro-serbe, i referohen Kosovës me fusnotë. Ngjashëm pati ndodhur para një viti, megjithatë këtë nga qeveria malazeze e patën quajtur ”gabim teknik”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera