SKANDAL! Ballkani mund ta humbasë ndeshjen në tavolinë ndaj Feronikelit 3-0!
Autori: Gazeta inFokus 17:04 | 21 February 2021
Ballkani ka triumfuar ndaj Feronikelit me rezultat minimal 1-0. Mirlind Daku ka realizuar tetë minuta para fundit të ndeshjes për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme ‘portokallinjëve’ në luftën për titullin kampion, pasi që tashmë kryesojnë klasifikimin.
Megjithatë, duhet pritur Komisionin e Garave për ta regjistruar këtë ndeshje, pasi që suharkasit inkuadruan ‘gardianin’ Damir Luljanoviç nga minuta e parë, megjithëse ai ishte i dënuar nga Komisioni Disiplinor me dy ndeshje për shkak të kartonit të kuq direkt në duelin e Kupës ndaj Llapit.
Në mbledhjen e mbajtur më 12 shkurt, disiplina kishte shqyrtuar rastet e dërguara nga Komisioni i Garave, ndërkohë që kishte dënuar Erjon Vucajn dhe Damir Luljanoviç me nga dy ndeshje.
Vendimi i lëshuar nga Komisioni Disiplinor më 12 shkurt
Për dallim nga Erjon Vucaj i Dritës, i cili pushoi dy ndeshje, ‘gardiani’ i Ballkanit e bëri vetëm në një të tillë, atë ndaj Besës.
Siç mund të shihet dhe në protokollin zyrtar të ndeshjes, ai nisi nga minuta e parë.
Protokolli zyrtar i ndeshjes Ballkani vs. Feronikeli
Gazeta “Sheshi” merr vesh që Ballkani ka bërë ankesë në Shkallën e Dytë, mirëpo në dy mbledhjet e mbajtura më 16 dhe 19 shkurt të publikuara edhe në sajtin zyrtar të FFK-së nuk shihet askund se Luljanoviçit mund t’i është falur një ndeshje.
Apeli në raste të rralla, apo më mirë thënë nuk mbahet mend t’i ketë hequr kartonin ndonjë futbollisti.
Në bazë të publikimeve zyrtare del që FFK nuk ka vendosur asgjë për futbollistin në fjalë dhe në një rast të tillë ku mund të ankohet edhe pala e tretë, skuadra e Ballkanit mund ta humbasë ndeshjen.
Mbetet për të parë se çfarë do të ndodh me këtë takim.
Të tjera
-
U gjet në një fshat, Gazmend Muhaxheri flet pas vjedhjes së veturës
Vetura zyrtare të cilën i dyshuari Valon Loxha, e mori nga Komuna e Pejës, ës...
-
PD dhe LSI nënshkruajnë marrëveshjen e koalicionit, shpalosin edhe sloganin
PD dhe LSI sot kanë firmosur marrëveshjen e koalicionit për zgjedhjet e 25 pr...
-
Instituti gjerman fajëson kosovarët për rritjen e rasteve me COVID-19 në Gjermani
Udhëtimet e huaja në vjeshtën e vitit 2020 ishin ndoshta më pak vendimtare pë...
-
Çka humbë Trepça për një ditë greve të minatorëve?
Rreth 700 minatorë të Trepçës e kanë ndalur punën mëngjesin e së hënës, për s...
-
Nis testimin vaksina italiane
Po zhvillohet në Itali faza e parë e eksperimentit të vaksinës italiane Rotta...
-
Abrashi shkarkon nga detyra sekretarin e MI-së, ky është sekretari i ri
Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Arban Abrashi ka shkarkuar nga detyra e...
-
Rreth 700 minatorë hyjnë në grevë, flasin nga Trepça
Mëngjesin e së hënës, minatrorët e Trepçës e kanë filluar me grevë, shkruan G...
-
Shikoni çfarë i bënë traktorit bujku nga Kosova
Një shofer ka treguar aftësitë e tij në vozitjen e traktorit. Në një video...
-
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjilan
Në Komunën e Gjilanit ka rritje të numrit të infektuarve me Coronavirus, ndër...
-
Rruga në Dragash, e çarë në mes, pak muaj pasi u shtrua
Kualiteti i asfalteve në Kosovë ka qenë për kritika që nga paslufta në shumic...
-
Jevtiq flet pas takimit me Vuçiqin: Prishtina refuzoi vaksinat, shteti i Serbisë po kujdesej për qytetarët e vet
Takimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me serbët në Kosovë ishte ...
-
Pamje të rralla nga varrimi i 24 civilëve të vrarë në Likoshan e Çirez
Pamje të rralla nga varrimi i 24 civilëve të vrarë në Likoshan e Çirez Sot...