Lajme

S’kalon pa koment në Komision fotografia e Hysen Durmishit me pëllumba në Milano

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 27 February 2024

Deputeti nga radhët e PDK’së, Hajdar Beqa, ka kërkuar që raporti i auditimit për Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, t’i dërgohet Kuvendit, meqë as Ministri Liburn Aliu e as zëvendësministri Hysen Durmishi, nuk kanë shkuar për raportim në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike.

Beqaj tha se asnjëri nga ta nuk kanë pasur ndonjë agjendë, derisa përmendi edhe udhëtimin e Durmishit në Itali dhe foton që ai publikoi, raporton Express.

Ai iu është drejtuar deputetëve të VV’së në këtë komision, duke u thënë që mos ta mbrojnë “hajninë”.

-Advertisement-

“Nuk ju bën mirë as ju, as qeverisë por as demokracisë, e as qytetarëve me mbrojtë hajninë. Aq ma shumë me mshef, apo me arsyetu dikë që nuk vjen këtu me mbrojtë raportin. Ne kemi pa që nuk kanë pas naj agjendë, as ministri as zëvendësministri. E kemi pa Durmishin atje ish shku, me do pëllumba, në Itali a ku ke…Po kërkoj nga ju me kanë të sinqertë, mos me kanë zëdhënësa të Qeverisë. Kërkesa jem është me qit raportin në votim edhe me çu në seanca”, tha Beqaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera