Lajme

S’kalon mocioni i LDK-së për shkarkim të Bordit të ZRRE-së, Pal Lekaj: Zoti ju vraftë

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 21 June 2022

Komisioni për Ekonomi e ka shqyrtuar sot në mbledhje mocionin e grupit parlamentar të LDK-së për shkarkimin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.

Ky mocion nuk ka kaluar pasi 6 anëtarë të komisionit votuan kundër, ndërsa 3 ishin për.

Pas votimit, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj tha me humor “Zoti ju vraftë”.

-Advertisement-

LDK-ja me këtë mocion pretendonte se ZRRE nuk e kishte marrë parasysh paralajmërimin për krizë dhe se kishte bërë shkelje e diskriminim ndaj konsumatorëve me vendimin për shtrenjtimin e rrymës.

LVV e konsideroi të pabazuar kërkesën për shkarkimin e bordit të ZRRE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera