Lajme

Skafi aksidenton për vdekje një pesëvjeçar në Himarë

Autori: Gazeta inFokus 15:16 | 02 August 2022

Një tjetër tragjedi nga pakujdesia ka ndodhur ditën e sotme në Himarë, aty ku raportohet se një skaf ka aksidentuar një të mitur, i cili ka ndërruar jetë.

Sipas burimeve të A2 CNN, bëhet fjalë për një fëmijë 5-vjeçar. Aksidenti ka ndodhur në zonën e Potamit, dhe drejtuesi i mjetit lundrues, shtetasi Arjan Tase, është një ish-shef i komisariatit në Himarë, dhe është arrestuar.

Deklarata e policisë

-Advertisement-

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera