S’ka zgjedhje pa u kryer konstituimi i Kuvendit, Cakolli përgënjeshtron Mimoza Kusarin: Pretendime të pasakta

Autori: Gazeta inFokus
12:59 | 25 April 2025
Sot, për herë të gjashtë radhazi, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të konstituohet, pasi që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, s’ka arritur përsëri t’i marrë votat e nevojshme që kërkohen.
Pas seancës, partitë akuzuan VV-në për bllokadë. Ndërsa nga kjo e fundit, më saktësisht, deputetja Mimoza Kusari, paralajmëroi zgjedhje, përmes një interpretimi të saj.
Kusari në deklarimin e saj para mediave tha se situata e tanishme në të cilën gjendet Kuvendi s’mund të shkojë në pafundësi, duke përmendur një afat kohor prej 30 ditësh, brenda se cilit, sipas saj, duhet të konstituohet Kuvendi, ose vendi shkon në zgjedhje të reja.
Rreth kësaj, për Gazetën Express, është prononcuar njohësi i këtyre çështjeve, Eugen Cakolli.
Cakolli në prononcimin e tij, hodhi poshtë deklarimet e Kusarit, duke thënë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014, thekson se moskonstituimi i Kuvendit nuk prodhon zgjedhje të reja.
‘‘Atëherë edhe pse Kuvendi është tashmë në një bllokadë institucionale dhe politike, në fakt aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 e ka bërë të qartë se moskonstituimi i Kuvendit nuk prodhon zgjedhje të jashtëzakonshme. Rrjedhimisht edhe sikur të kishte vullnet e gatishmëri për të shkuar në zgjedhje, rruga e zgjedhjeve kalon përmes konstituimit të kuvendit fillimisht’’, tha ai.
Ai, i cilësoi si të paqëndrueshme komentet e Kusarit, duke thënë se afati 30 ditor është për thirrjen seancës e jo domosdoshmërish për konstituimin e kuvendit.
‘‘Prandaj besoj që janë të paqëndrueshme dhe të pasakta pretendimet që kanë qarkulluar në fakt kohëve të fundit se nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda afatit 30 ditor kjo nënkupton shkuarjen në zgjedhje. Për shkak se realisht Kuvendi dhe afati në këtë rast për seancën konstituive ka të bëjë vetëm me thirrjen e seancës si të tillë, por jo medoemos edhe me përmbylljen e saj. Këtë e ka sqaruar Gjykata Kushtetuese në vitin 2014’’, ka shtuar Cakolli.
Tutje, ai thekson se deklarimet si të Kusarit janë interpretime politike në funksion ‘’të një narrative të caktuar që po imponohet kohëve të fundit’’.
‘‘Besoj që data zgjedhjeve mund të jetë e afërt nëse ka gatishmëri e vullnet të partive për të shkuar drejt saj, por në kuptimin formal e juridik, seanca konstituive nuk prodhon asnjë efekt juridik, në këtë rast dështimi i saj. Për shkak se Kushtetuta thotë se seanca mbahet brenda 30 ditësh, dhe rrjedhimisht seanca është mbajtur si e tillë, por nuk është përfunduar, dhe është mëse e qartë në aspektin ligjor. Dhe të gjitha të tjerat janë interpretime politike në funksion të një narrative të caktuar që po imponohet kohëve të fundit’’, ka vijuar tutje.
Në fund, Cakolli theksoi edhe njëherë se zgjedhjet nuk mund të mbahen pa konstituimin e kuvendit, kësisoj të njëjtat s’mund të mbahen pa formimin e këtij institucioni.
‘‘Absolutisht. Edhe nëse ka interes për të shkuar drejt zgjedhjeve, rruga e zgjedhjeve kalon përmes konstituimit të Kuvendit. Kështu që nuk ka mundësi të shkuarjes në zgjedhje në rast nëse nuk konstituohet Kuvendi si i tillë’’, ka përfunduar ai për Gazetën Express.
Ndryshe, sot është mbajtur për herë të gjashtë seanca për konstituimin e Kuvendit, ku deputeti dhe lideri i VV-së, Albin Kurti, dështoi sërish që të siguroi votat për Albulena Haxhiun, për kryetare të parlamentit.
E njëjta morri 57 vota për; 47 vota kundër dhe tre abstenime.
Seanca e radhës është thirrur për të dielën, me datë 27 prill, nga ora 10:00.

Të tjera
-
Bajrami i reagon Rizvanollit: Partia ta ka caktu rolin me mbrojtë mafinë energjetike, s’e ke lehtë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, i thotë ministres në largim të Ekonomisë...
-
Kurti: Anëtarësim në Këshill të Evropës, Ambasadorët e QUINT: Formojeni Qeverinë
Kryeministri në dorëheqje Albin Kurti, ka pritur sot në zyrë diplomatët e pes...
-
Rusia rrit praninë ushtarake pranë Finlandës: Imazhet satelitore zbulojnë bazat e reja dhe përgatitjet për luftë
Imazhet satelitore të publikuara së fundmi nga transmetuesi suedez SVT në bas...
-
Blerta Deliu Kodra: PDK-ja nuk sheh mundësi koalicioni me Vetëvendosjen, dallimet janë thelbësore
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu Kodra, ka shprehur qartë qëndrimin e partisë...
-
Bllokimi i rrugëve në Prishtinë s’ka të ndalur, Alban Zogaj tregon planin e ri për banorët e rrugës “Muharrem Fejza”
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës dhe tani deputet i Kuvendit të Kosovës, A...
-
A do ta njoh PD-ja rezultatin e zgjedhjeve, Flamur Noka: JO
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka thënë se PD n...
-
Shtrenjtimi i rrymës dhe tregu i hapur, Rizvanolli kundër subvencionimit, i reagon LDK’së dhe ZRRE’së: 50 milionë me kaq lehtësi…
Ministrja e Ekonomisë në detyrë, Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar idenë për...
-
70% e votave të numëruara – PS dominon në vota
Procesi i numërimit të votave në mbarë vendin po shkon drejt fundit, ku deri ...
-
Zgjedhjet në Shqipëri, kush është kandidati më i votuar
Blendi Gonxhja, kandidati i Partisë Socialiste në listën e hapur, rezulton de...
-
Në telefon me Thaçin, Spahiu për Ramën: Po i çon mesazh Kurtit
Fotografia e Edi Ramës e publikuar nga vetë ai në rrjete sociale me njoftimin...
-
Kryesuesi i KGJK-së: Kemi prioritizuar rastet e gazetarëve, dënimet janë të ulëta
Albert Zogaj, kryesues i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) tha se gjyqësor...
-
Lansohen dy shërbime të reja në platformën e-Kosova
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ...