Lajme

S’ka takim trepalësh në Bruksel

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 16 November 2021

Të hënën në Bruksel janë zhvilluar disa takime të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë, me përfaqësuesin e BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak.

Korrespodentja e televizionit publiknë Bruksel, Gjeraqina Tuhina, tha se ekipi i kabinetit të Miroslav Lajçakut po bënë gjithçka që të realizohet takimi tre palësh, por që pala serbe ka kushtëzuar këtë takim.

Tutje ajo shtoi se pala serbe ka kërkuar të bisedohet për asociacionin e komunave serbe kurse pala kosovare ka refuzuar atë.

-Advertisement-

“Bëhet fjala për dy raunde të takimeve të ndara që kanë pasur delegacioni kosovar dhe delegacioni evropian, dhe në anën tjetër delegacioni i Serbisë gjithashtu me delegacionin evropian.
Gjithçka po bëhet nga ana e kabinetit të Miroslav Lajçakut në mënyrë që të realizohet takimi tre palësh, ku në të njëjtën tryezë do të uleshin kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ai i Serbisë, Petar Petkoviq, dhe Miroslav Lajçak. Por, të pakta janë gjasat që të realizohet ky takim sot, për shkak se Serbia ka kushtëzuar këtë takim me hapjen e temës së asociacionit të komunave serbe në Kosovë. Ndërkaq, delegacioni i Kosovës ka ardhur këtu me një numër ekspertësh dhe ata po diskutojnë me palën evropiane por që refuzojnë të flasin për asociacionin”, tha ajo në rtk.

Qeveria e Kosovës në disa raste ka thënë se nuk do të themelojë asociacion të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera