Lajme

S’ka shefa jashtë orarit të punës/ Ligji i ri në Australi u jep të drejtën punëtorëve të injorojnë telefonatat

Autori: Gazeta inFokus 13:51 | 08 February 2024

Australia u jep të drejtë punëtorëve të injorojnë shefat e tyre jashtë orarit të punës. ligjet e reja janë propozuara nga kryeministri Antony Albanese. Ligji thotë se punonjësit mund të ankohen nëse ndjejnë se po marrin mesazhe të paarsyeshme jashtë orarit të punës

“S’ka telefonata jashtë orarit të punës, injoroni mesazhet e shefave tuaj”, – është ky ligji më i ri australian i propozuar nga kryeministri Antony Albanese që do t’u japë punëtorëve të drejtën të ankohen nëse ndjejnë se po marrin mesazhe të paarsyeshme jashtë orarit të punës.

“Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga emailet dhe telefonatat në mes të natës. Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz.”

-Advertisement-

Qeveria australiane thotë se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale.

Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre.

Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.

Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për të fikur telefonat e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Gjermani dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera