S’ka regjistrim të popullsisë më 1 nëntor, ASK-ja fajëson ministrinë e Financave
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 27 Tetor 2023
Zëvëndëskryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), Ilir Berisha, ka paralajmëruar se sërish është duke dështuar regjistrimi i popullsisë, e kjo për shkak të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.
Ai ka deklaruar se ministria është vonuar në hapjen e konkursit për regjistrues dhe mbikëqyrës.
“Për shkak të procedurave të prokurimit, Agjencia Qendrore e Prokurimit nuk ka arritur të sigurojë me kohë tabletat e nevojshëm. Ajo që ishte kontraktuar në shtator të ishin prezent tabletat dhe që sipas planit të aktiviteteve të zhvillohen të gjitha procedurat, duke filluar nga instalimi i gjitha aplikacioneve në këto tabletë, pastaj të bëhet një test pilot dhe të fillojnë trajnimet para datës 1 nëntor”.
Ndërsa, kërkesa nga ata ishte bërë me 1 nëntor tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti që të nisin përgatitjet për këtë proces.
“Ne me fillim të tetorit dërguam kërkesë zyrtare tek kryeministri për një rishikim të datës përsëri për shkak se jemi vonë me këto aktivitete që ndërlidhen me mungesë të tabletat dhe me mosrekurtimin e 3500 regjistrueseve dhe rreth 900 mbikëqyrëseve, kushtëzojnë patjetër që të shtyhet regjistrimi i popullsisë”, deklaroi Berisha për agjencinë e lajmeve KosovaPress.
Propozimi i tyre është që procesi i regjistrimit të fillojë nga viti 2024 dhe në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare.
“Ne kemi dhënë propozim në kërkesën tonë, ndërsa vendimi mbetet tek Qeveria kur vendos. Propozimi jonë është për vitin e ardhshëm, për shkak se muaji dhjetor është muaji i dimrit, kushteve të vështira dhe rekomandimet ndërkombëtare, sikurse nuk preferohet muajve të dimrit, gjithashtu edhe për muajin gusht me temperatura të larta nuk preferohet”.
“Andaj, duhet të ju shmangem dhe të jemi në përputhje me rekomandimet ndërkombëtar. Pra, më 1 nëntor nuk fillon”, tha ai.
Kurse, ka theksuar se sfidë në këtë process do të mbetet bojkotimi i regjistrimit nga komuniteti serb.
E kjo për shkak të zhvillimeve në pjesën e Veriut dhe sulmeve terroriste që ndodhën më 24 shtator në Banjë të Zveçanit.
“Katër komisionet komunale janë pjesë për katër komunat veriore, janë themeluar me vonesë, edhe pse ato janë themeluar në shtator, baza ligjore është që ato kërkohen të themelohen gjashtë muaj para datës së regjistrimit”.
“Çështja tjetër është situata që ndodhi në shtator, e ka komplikuar edhe më tepër, dhe po shpresojmë se gjatë kësaj periudhe do të ketë një arritje, kështu për një datë tjetër së paku te jemi në harmoni me dispozitat ligjore dhe të kemi një pjesëmarrje qind për qind të komunitet serb”, vijoi Berisha.
Qeveria e Kosovës më 30 shtator të vitit 2022 morri vendim që procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Kosovë të nis më 1 shator e të përfundojë më 16 tetor të këtij viti.
11 muaj më pas, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e 156-të Qeverisë së Kosovës njoftoi se vendimi i cili mban nënshkrimin e tij nuk do të mund të zbatohet në datën e caktuar.
Shtyrjen për dy muaj të Regjistrimit të Popullsisë – nga 1 shtatori në 1 nëntor – Kurti e arsyetoi duke thënë se një sërë vonesash në përgatitje e kanë bërë të pamundur nisjen e këtij procesi.
Për një vonim të tillë shefi i Qeverisë së Kosovës fajësoi Asociacionin e Komunave të Kosovës, Asociacioni i cili sipas Kurtit tregoi një “rezistencës” brenda Komisionit Qendror të Regjistrimit.
Regjistrimi i fundit i popullsisë në Kosovë është bërë në vitin 2011, ndërsa regjistrimi që është dashur të bëhet në vitin 2021, është shtyrë për shkak të pandemisë COVID-19.
Sipas regjistrimit të 2011-ës, numri i përgjithshëm i banorëve në Kosovë, llogaritet të jetë rreth 1.8 milion banorë. Por, në këtë regjistrim nuk ishin përfshirë banorët e komunave me shumicë serbe në Veri të Kosovës pasi që në atë kohë ata kishin refuzuar procesin.

T� tjera
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...
-
Kryeprokurori i Shtetit kërkon raport për trajtimin e rasteve të Arlinda Zekajt
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka ndërmarrë veprime konkrete instit...
-
Policia thotë se Arlinda u kthye në shtëpi me dëshirën e saj, avokatja e kundërshton: “Nuk ka qenë vullneti i viktimës!”
Policia e Kosovës deklaroi se Arlinda Zekaj, e cila u vra mbrëmjen e 25 tetor...
-
Rasti në Pejë: VV-ja thërret seancë të jashtëzakonshme, kërkohet themelimi i një komisioni hetimor
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka vënë në lëvizje i...
-
Kryetarja e Kuvendit kërkon hetim të plotë për vra*sjen e gruas në Pejë
Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë për rastin e ...
-
Pas ndarjes së parakohshme nga jeta, hapet GoFundMe për riatdhesimin e Rinesa Qeriqit
Është hapur një fushatë për mbledhjen e donacioneve në platformën GoFundMe, m...
-
ALARMANTE: 8 gra u vrạnë në Kosovë vetëm këtë vit- Rastet që tronditën vendin
Tri ditë para se të vritej, Arlinda Sylaj Zekaj u kishte shkruar institucione...
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...































