S’ka qëndrime unike rreth shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale
Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 16 January 2018
Me dilema të shumta, deputetët po e presim mbledhjen e ardhshme të Kryesisë së Kuvendit, kur pritet të caktohet rendi i ditës për seancën e radhës. Këto dilema kanë të bëjnë me futjen apo jo të nismës së 43 deputetëve për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, përkatësisht Dhomat e Specializuara.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Zenun Pajaziti, i tha Radios Evropa e Lirë se Kuvendi i Kosovës duhet të gjejë një zgjidhje lidhur me këtë çështje kaq të ndjeshme. Megjithatë, ai tha se mbështet qëndrimin e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili ditë më parë kishte deklaruar se Gjykata Speciale, nuk duhet të shfuqizohet, pavarësisht se e vlerësonte atë si të padrejtë.
“Kryetari i PDK, njëherësh kryetar i Kuvendit ka dhënë qëndrimin e tij ditë me parë, dhe ne do ta mbështesim. Ndërsa, në atë se si do të administrohet, kjo është një çështje administrative. Mendoj se Kryesia e Kuvendit duhet t’i jap një zgjidhje”, tha Pajaziti.
Raportet e Kosovës me aleatët ndërkombëtarë mund të përkeqësohen ndjeshëm në rast se institucionet vendosin të shfuqizojnë Ligjin për Gjykatën Speciale, thotë deputetja e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetare partisë Alternativa, Mimoza Kusari – Lila.
“Në aspektin procedural, nëse nuk janë tërhequr nënshkrimet, ajo i ka plotësuar kushtet që të hyjë në rendin e ditës. Në aspektin e vendimit politik dhe në aspektin e peshës që ka për Kosovën dhe për të ardhmen e saj, mendoj se është një proces i cili nuk duhet të vazhdohet, për arsye se pasojat e miratimit apo të shfuqizimit të këtij ligji në Kuvendin e Kosovës vetëm janë bërë të ditur nga të gjitha vendet mike të Kosovës”, tha Kusari- Lila.
Votat për shfuqizimin e ligjit në fjalë, sipas saj, do ta fusnin Kosovën në një skenar të ri nga i cili, Kusari-Lila sheh vetëm gjëra të këqija.
“Mendoj se është një vendim politik i gjithë akterëve politikë që të mos miratohet, dhe e dyta për shkak të obligimeve që ka Kosova edhe në aspektin e rendit dhe ligjit dhe të drejtës ndërkombëtare, nuk mund të rrezikohet një proces i tillë aq i ndjeshëm. Prandaj, vendimi i Kryesisë së Kuvendit duhet të jetë që fare të mos futet në agjendë”, tha Kusari- Lila.
Kurse, deputeti i partisë politike Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shkumbin Demaliaj, tha për Radion Evropa e Lirë se nënshkrimet janë mbledhur dhe se Kryesia duhet të përfundojë punën dhe ta sjellë ligjin në seancë.
“Ne kemi qëndrim të hapur, duhet të vijë dhe të shfuqizohet Ligji për Dhomat e Specializuara, jo Gjykata Speciale”, tha shkurt Demaliaj.
Çështja e Ligjit për Dhomat e Veçanta apo Gjykatën Speciale, u aktualizua më 22 dhjetor të vitit 2017. Atë ditë, patën dështuar dy tentime për seancë të jashtëzakonshme në Kuvend, për të votuar për propozimin e 43 deputetëve për shfuqizim të Ligjit për Gjykatën Speciale.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pohuar se për Gjykatën Speciale do të veprojë në bazë të vendimeve që vijnë nga deputetët e Kuvendit. Kurse, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili drejton Qeverinë e koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës , nuk e fsheh qëndrimin se përkrahë edhe një vendim eventual të deputetëve shumicë në Kuvend, për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Në anën tjetër, ambasadorët e vendeve të Kuintit i kanë paralajmëruar institucionet e Kosovës dhe deputetët e Kuvendit se shfuqizimi i këtij ligji do t’i dëmtonte rëndë raportet e Kosovës me shtetet e saj aleate.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...