S’ka propozime të reja për krizën në veri, Stano thotë se janë “dezinformata”

Autori: Gazeta inFokus
15:05 | 16 November 2022
Nuk ka propozime të reja për zgjidhjen e krizës në pjesën veriore të Kosovës, dhe ajo çfarë është thënë të hënën nga shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell, është ende relevante.
Kështu i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve “Tanjug”, zëdhënësi i Borell’it, Peter Stano, pyetur rreth raportimeve se ka një propozim të BE’së që u është dhënë palëve për të tejkaluar krizën në veri të Kosovës.
Radio Evropa e Lirë në gjuhën serbe, këtë të mërkure shkroi se nga burime diplomatike të mediumit kanë mësuar se ndërmjetësi sllovak për dialog, Miroslav Lajçak, u ka dhënë palëve një propozim, dhe se po pritej vetëm përgjigja e Prishtinës zyrtare.
Megjithatë, Stano i referohet deklaratës së Borell të hënën si e vetmja relevante.
“Në tavolinë ka një propozim të Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, për të cilën ka folur ai të hënën, dhe diskutimet për këtë janë në vazhdim sipër. Prandaj, nuk ka asgjë të re dhe ajo çfarë ka thënë të hënën është ende relevante”, ka thënë Peter Stano.
Zëdhënësi i ka thënë mediumit serb se informacionet se propozimet e publikuara në disa media janë “dezinformata”.
Çfarë ka thënë Borell?
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, deklaroi të hënën se kanë bërë një propozim për të zgjidhur situatën në veri, të krijuar pas dorëheqjes së zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës.
Borrell para Këshillit të Ministrave të BE-së tha se propozimi i Bashkimit Evropian duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë.
“Kosova dhe Serbia më kanë mbajtur të zënë. Këtë fundjavë në Paris takova kryeministrin Kurti presidentin Vuçiç. Jemi të pakënaqur në prag të një krize tjetër. Duhet të dalim nga pikëpamjet e krizës dhe të kërkojmë një qasje drejt zgjidhjes. Ne kemi paraqitur një propozim, propozim që duhet diskutuar si një rrugëdalje e mirë nga kjo situatë”.
“Më është dashur t’iu bëj thirrje të dyja palëve që të përmbushin zotimet e tyre dhe të respektojnë angazhimet për zbatimin e marrëveshjeve së kaluara për të cilën janë rënë dakord shumë vite më parë dhe unë jam duke kërkuar për një zgjidhje”, tha ai.
Çfarë raportoi REL në gjuhën serbe?
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, i ka dorëzuar Prishtinës zyrtare propozimin e ri nga Brukseli për zgjidhjen e krizës në veri, tha të ketë mësuar Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike.
Ky propozim thuhet se i është dhënë kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi në një takim që ka mbajtur me Lajcak në Bruksel të martën, më 15 nëntor.
Pala evropiane tani pret një përgjigje – nëse autoritetet e Kosovës e pranojnë propozimin e ri.
Ndonëse nuk ka shumë detaje se çfarë përmban propozimi i fundit, burimet e RFE-së konfirmuan se gjithçka po bëhet me synimin që të gjendet së paku një zgjidhje e përkohshme, për të shmangur përshkallëzimin që mund të ndodhë nga 21 nëntori, kur Kosova.
Autoritetet do të fillojnë të shqiptojnë gjoba për pronarët e automjeteve me regjistrime serbe në Kosovë.
Siç dihet, nuk përjashtohet mundësia që një nga elementët e mundshëm në propozimin e fundit të jetë shtyrja e aplikimit të dhënies së gjobave për një periudhë të caktuar kohore, ndonëse “jo detyrimisht” për dhjetë muaj.
Në rast se Prishtina i përgjigjet pozitivisht këtij propozimi, pritet që përfaqësuesi special i BE-së për dialog, Mirolav Lajçak, të niset menjëherë në Beograd për të zyrtarizuar marrëveshjen e palëve për zgjidhjen e krizës.
Të hënën, më 14 shkurt, shefi i diplomacisë evropiane vlerësoi se tensionet aktuale në rrugën Beograd-Prishtinë janë “kriza më serioze që nga viti 2013”, dhe paralajmëroi se zgjidhja duhet të gjendet para 21 nëntorit.
BE-ja ka kërkuar në mënyrë të përsëritur Prishtinën që të heqë dorë nga shqiptimi i këtyre gjobave dhe ka kërkuar shtyrjen e zbatimit të vendimit për anulimin e targave të lëshuara nga autoritetet serbe dhe të përdorura nga qytetarët serbë në Kosovë, të cilët jetojnë afër në veri të vendit.

Të tjera
-
Parashikimi i motit për të shtunën
Të shtunën parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, ku lokalis...
-
Pesë studente të Fakultetit Juridik të UP-së kualifikohen në rundet finale të garës së drejtësisë në Gjermani
Pesë studente të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës janë k...
-
Presidenca, PSRK-së: Nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, pse nuk u njoftua Policia?
Gjatë ditës së premte, nga Presidenca e Kosovës thanë se ende nuk është caktu...
-
Ramadani: Nuk na duhet EULEX-i, zgjatja e mandatit zvogëlon sovranitetin e Kosovës
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Bu...
-
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gj...
-
Këto rrugë në Prishtinë bllokohen për rishtresim të asfaltit, punimet përfundojnë më 1 qershor
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga nesër, 24 maj, nga ora 09:00 do të fil...
-
BE përmbledh vizitën e parë të Kallas në Kosovë: Stabiliteti varet nga dialogu, jo nga konfrontimi
Bashkimi Evropian përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka bërë nj...
-
Kërçeli: Kurti e Limaj kanë biseduar në 48 orët e fundit për të dalë nga ngërçi
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka thënë se kreu i VV-së, Alb...
-
Momenti kur Dimal Basha nervozohet në studio “O fajin kryesorë për bllokimin e Kuvendit e ka Lumir Abdixhiku”
Seanca e Kuvendit të Kosovës sot ka dështuar për të 20-tën në konstituimin e ...
-
Maturantët serb bënë thirrje shoviniste dhe ngritën tre gishtat – reagon Sveçla
Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se gjatë manifestimit...
-
Osmani përmbyll vizitën dyditore në Zvicër: Historike për Republikën e Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani ka përmbyllur vizitën dyditore në Zvicër. Atje, a...
-
Konfirmohen dy raste me Linë e Majmunit në Shkup
Janë konfirmuar dy raste të lisë së majmunëve në Maqedoninë e Veriut. Bëh...