Lajme

S’ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë, vendos Komisioni për Buxhet

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 07 December 2021

Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e sotme, e shqyrtoi Projektligjin mbi Ndarjet Buxhetore për paga e mëditje për specializantët e mjekësisë për vitin 2022, shkruan Gazeta Infokus.

Pas rekomandimit dhe arsyetimit të grupit punues për refuzimin e kërkesës së specializantëve të mjekësisë për paga dhe mëditje, është votuar rekomandimi i tyre nga Komisioni për Buxhet.

Arsyetimin për këtë refuzim fillimisht e ka dhënë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani.

-Advertisement-

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha Rrahmani.

Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere, me 8 vota pro dhe 1 votë kundër, ka votuar rekomandimin e grupit punues për refuzimin e kërkesës së tyre për paga dhe mëditje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera