Lajme

“S´ka ‘Open Balkan’ pa Prishtinën!”/ Deputeti: Pa njohur pavarësinë e Kosovës, nuk do ketë nismë me Serbinë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 02 June 2022

Marrëveshja “Ballkani i Hapur” vijon që të ngjallë diskutime dhe përçarje në rajon. Pas përgjigjes pozitive të Malit të Zi për takimin që do mbahet në Ohër, mes kryeministrit të Shqipërisë, kryeministrit të Malit të Zi dhe Presidentit të Serbisë, përfaqësuesit e Kosovës vijojnë të kundërshtojnë rreptësisht të bashkohen.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, ndërsa ka qenë i ftuar në “Syri Tv”, është shprehur se është kundër nismës së ‘Open Balkan’.

-Advertisement-

Sela deklaroi se nismat rajonale duhet të përfshijnë edhe Kosovën. Ai shtoi se bashkëpunimi mes shteteve të Ballkanit përmes një nisme të tillë, pa njohur Serbia pavarësinë e Kosovës, nuk mund të ndodhë dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit rajonal.

“Unë si deputet dhe kryetar i Aleancës kam dalë dhe kam folur për këtë çështje. Ne si subjekt politik jemi kundër kësaj iniciative. Sepse vlerësojmë se iniciativat rajonale bazën kryesore duhet të kenë interesat gjeopolitke që duhet të kenë shtetet pjesëmarrëse. Përsa kohë që brenda këtij unioni të menduar mungon një interes gjeopolik i përbashkët i shteteve anëtare ne e shohim me skepticizëm. Aq më tepër që kur flitet për një shtet si Serbia që ka çështje të hapura me Kosovën dhe çështje të hapura me shqiptarët.

Kur përmend Kosovën nuk mund të flitet pa përfshirë të gjithë shqiptarët. Iniciativat rajonale duhet ta bëjnë Ballkanin më të paqtë, më të qetë, më stabël dhe rruga e kësaj iniciative rajonale të quajtur Ballkani i Hapur patjetër që duhet të shkojë nëpërmjet Prishtinës dhe jo nëpërmjet Tiranës dhe Shkupit. Parakushti i krijimit të këtij unioni duhet të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë dhe vetëm në atë moment mund të flitet për iniciativa. Janë shumë tema që ne si popull nuk duhet t’i harrojmë, sepse nga viktima kemi parë që kemi nisur të akuzohemi si agresorë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera