Rozë

“S’ka ndjenja, dy nga fëmijët e mi…”/ Wanda nxjerr rezultatet e testit të Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 07 September 2020

Wanda Nara reagoi mbi shëndetin e saj dhe të gjithë familjes, pas lajmit se Mauro Icardi ishte infektuar me Covid-19.

Për fat të mirë, e gjitha familja Icardi ka rezultuar negative dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Këtë gjë, e konfirmoi postimi i bukuroshes argjentinase në rrjetet sociale.

Në postim kemi lexuar se argjentinasi kishte rezultuar pozitiv, por nuk dihet situata e fëmijëve të tij (Wanda ua ka hequr atyre që e ndjekin mundësinë për të komentuar mbi foto). Por, sipas Maxi Lopez, i intervistuar nga spektakli argjentinas “Los Angeles de la mañana”, gjërat duhej të ishin ndryshe.

-Advertisement-

I pyetur nëse kishte arritur të kontaktonte me fëmijët e tij për të kuptuar se si janë, Maxi shpërtheu: “Unë jam i zemëruar, kjo grua është pa ndjenja me atë që bën. Kam dy fëmijë që dolën pozitivë, sepse ajo nuk mendon me përgjegjshmëri. I thashë se nuk duhej të kishte shkuar në Ibiza. Të gjithë që shkojnë atje infektohen, por këtu tregohet shqetësimi i një nëne. Nëse nuk e kuptoni, kush tjetër mund ta kuptojë atë?”

Kjo është një luftë e pafund mes dy ish-partnerëve, para se Icardi të futej ndërmjet tyre, por shëndeti i fëmijëve është në rrezik për Maxi Lopez. Ai i kishte kërkuar Wanda-s që të mos shkonin në Ibiza. Futbollisti zbuloi për gazetarin e LAM se për herë të fundit i pa fëmijët e tij më 15 gusht. “Fëmijët që dolën pozitivë për koronavirusin janë më të vegjlit e Wanda-s: Benedicto dhe Constantino. Valentino, më i madhi, është testuar negativ. Juan Icardi, babai i Mauro, doli pozitiv; gjithashtu Isabella, më e vogla e Wanda-s dhe Icardi. Francesca, më e madhja, ishte negative”, e siguroi gazetarin argjentinas Karina Iavícoli gjatë transmetimit televiziv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera