S’ka më bastione
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 24 October 2017
Elektorati ka befasuar partitë politike me rezultatin e zgjedhjeve lokale duke mos ua siguruar rehatinë as në komunat që për vite me radhë janë konsideruar bastione, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Podujeva e Istogu që pothuajse një dekadë udhëhiqen nga LDK-ja nuk kanë arritur që me herën e parë të dalin fituese duke shkuar kështu në balotazh me lëvizjen “Vetëvendosje” në Podujevë e në Istog me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Kurse PDK-ja e konsideronte të sigurt fitoren në Vushtrri pasi udhëheq në këtë komunë që dy mandate, por ka befasuar rezultati i kandidatit të LDK-së që ka çuar Vushtrrinë në balotazh pas kaq vitesh.
Në anën tjetër, pavarësisht përpjekjeve të AAK-së që ta rikthejë Pejën elektorati ndëshkoi AAK-në duke i siguruar fitore pa balotazh LDK-së në këtë komunë.
E lëvizja “Vetëvendosje” që kishte një përkrahje të madhe në Anamoravë nuk arriti që asnjë komunë nga kjo anë ta fitojë me herën e parë, shkruan tutje “Zëri”.
Ajo ka shkuar në balotazh në Gjilan, në Kamenicë e në Viti.
Ndërkaq në lidhje me rezultatet befasuese njohësit e çështjeve politike thonë se po rikonsolidohen partitë politike në vend dhe se disa parti kanë ndjekur model të gabuar në këto zgjedhje..
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...