Lajme

S’ka marrëveshje mes palëve, e konfirmon Nishani: Vijojmë kontaktet

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 03 May 2017

Nga zyra e kreut të Shtetit Bujar Nishani bëhet me dije se edhe pas 3 orësh nuk ka pasur një dakordësi mes Ramës dhe Bashës për zgjidhjen e krizës.

Në njoftim thuhet se presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisi.

“Me ftesë të Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani sot u zhvillua një takim midis Kryeministrit të vendit z. Edi Rama dhe Liderit të opozitës z. Lulzim Basha.

-Advertisement-

Gjatë takimit palët prezantuan pikëpamjet e tyre mbi krizën politike dhe rrugët e zgjidhjes së saj.

Presidenti i Republikës vijon të mbajë kontaktet me palët për gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme mbi bazë kompromisin”, thuhet në njoftim./Express

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy