Lajme

S’ka kuorum, nuk miratohet projektligji që i hapë rrugë rritjes së pagës minimale

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 13 May 2022

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare nuk ka arritur të miratojë në shqyrtimin e parë projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Ky ligj i hapë rrugë rritjes së pagës minimale, shkruan Gazeta Infokus.

Të pranishëm në salle ishin 73 deputetë, por vetëm 56 prej tyre morën pjesë në votim, ku 51 vota ishin për dhe 5 kundër.

-Advertisement-

Pra, nuk kishte kuorum të mjaftueshëm që të miratohej ky projektligj ne shqyrtimin e parë.

E për këtë projektligj u krijuan shumë debate në seancën e sotme, ku Qeveria mori shumë kritika nga opozita të cilët e kundërshtuan projektligjin

Ndërkaq, ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili edhe e prezantoi këtë projektligj para deputetëve, u rekomandoi atyre miratimin e tij.

“Duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm ngritjen e pagës minimale që është nga 130 euro për personat nën 35 vjeç dhe 170 mbi 35 vjeç ky është momenti i duhur që të votohet dhe të ecet para dhe të hapet rruga për ngritjen e pagës minimale. Andaj ju ftoj ta miratoni”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera