Lajme

S’ka konsensus për platformën e dialogut

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 12 October 2018

Asnjë rezultat nuk ka prodhuar takimi i mbajtur mes partive në pushtet dhe një pjese të opozitës. Dakordimi i vetëm ka qenë vazhdimi i diskutimeve, në kuadër të përpjekjeve për arritjen e një konsensusi. Ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për të diskutuar draftrezolutën e propozuar nga partnerët e koalicionit, i janë përgjigjur vetëm PSD-ja, e cila ka 12 deputetë në Kuvend dhe Alternativa, që përfaqësohet me dy deputetë, shkruan sot Koha Ditore.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, por që është larguar më herët. Thirrjes së kryeparlamentarit nuk i janë përgjigjur dy partitë kryesore opozitare – Lidhja Demokratike dhe Lëvizja Vetëvendosje, të cilat vazhdojnë të insistojnë në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Takimin që u zhvillua me dyer të mbyllura, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka përshkruar si tejet konstruktiv, duke shtuar se në rezolutën e propozuar janë përfshirë edhe qëndrimet e opozitës. Ai ka thënë se Kosova nuk duhet t’i lejojë Serbisë të tregohet më e fuqishme në procesin e dialogut.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera