Rozë

“S’ka inat” edhe me klikime, Nora dhe Roberti drejt milionshit për 48 orë (Video)

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 20 July 2017

Nora Istrefi dhe Robert Berisha sollën para dy ditësh befasi për publikun, këngën e tyre më të re duet “Ska inat”.

Një këngë ritmike, e cila transmeton vetëm dashuri, bëri për vete publikun, për të cilët kjo këngë tashmë është shndërruar në hit.

Këtë e vërtetojnë edhe klikimet në videon zyrtare në YouTube, pasi vetëm pas një dite pasi është publikuar kënga, ka arritur mbi 760 mijë shikime në YouTube.

-Advertisement-

Në përfundim të 48 orëve nga lansimi, dueti pritet të arrijë milionshin e parë të klikimeve, duke shënuar kështu edhe një nga rekordet e shikueshmëris së klipeve për këtë verë.

Kompania “Bzzz”, është ajo e cila qëndron prapa vërtetësisë së klikimeve, duke menaxhuar me të drejta të plota këngën në Youtube.

Mbetet të shihet sa do të vazhdojë suksesin i projektit më të veçantë të çiftit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera