Lajme

S’ka fonde nga BE nëse nuk përmirësohet arsimi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 12 March 2018

Derisa në vend po vazhdon greva e mësimdhënesve, Kosova po merr kritika të shumëta për arsimin e dobët.

Pas publikimit të raportit “Zbatimi i Planit Strategjik për Arsimin në Kosovë në vitin 2017, Apostolova është shprehur e zhgënjyer me rezultatet e zbatimit të këtij plani strategjik, shkruan Infokusi.

Madje ajo ka paralajmëruar se nëse nuk merren hapa në këtë drejtim, BE-ja mund t’i ndërpresë fondet për arsim.

-Advertisement-

Sipas saj Kosova ka dështuar në misionin për të ofruar arsimim të mirë për të rinjtë e vet.

Përvec këtyre, Apostolova e ka përmendur edhe përjashtimin e Agjencisë së Akredimit të Kosovës ku thotë se viktimat e kësaj praktike janë rinia e Kosovës.

Shefja e Zyrës së BE-së tha se Kosova për të pasur shans në tregun evropian të rinjtë duhet të pajisen me shkathtësi, me arsim që të mund të konkurrojnë dhe të ja dalin në konkurrencën evropiane.

“Shpesh kam thënë dhe prapë do ta përsëris, se për Kosovën për të pasur shans në tregun evropian, të rinjtë e Kosovës duhet të pajisen me shkathtësi, me arsim, në mënyrë që të konkurrojnë dhe t’ia dalin në konkurrencën evropiane, sepse Kosova do të jetë një ditë anëtare e Evropës. Mirëpo, për fat të keq Kosova deri më tash dhe që shumë vjet ka dështuar në këtë mision për të ofruar vërtet arsimim të mirë për të rinjtë e vet”, tha ajo, shkruan Infokusi.

Ndërkaq, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, foli lidhur me kërkesat që pjesëmarrja e parashkollorëve nga mosha 5 vjecare të jetë 95 për qind e që sipas tij është vështirë e realizueshme.

“Ne duhet të bëjmë angazhim, duhet të bëjmë angazhim të përbashkët, konsideroj edhe me qeverinë që të kemi buxhet shtesë, të punësuar shtesë, shpenzime tjera shtesë që ka nevojë kjo pjesë e fëmijëve nga 0-5 vjeç”, tha ministri Bytyqi.

Rekomandimet nga ky raport i prezantoi drejtori ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës, Dukagjin Pupovci, i cili tha se MASHT-i duhet të ngritë një mekanizëm për koordinimin e zbatimit të PSAK 2017-2021.

Pupovci theksoi se kujdes i veçantë duhet t’i kushtohet nivelit parashkollor. Përvec kësaj ai përmendi edhe mbështjetjen që duhet bëre drejt komuniteteve rom, ashkali edhe egjiptian, të cilët sipas tij gjenden në një pozitë të pafavorshme dhe kjo mund të arrihet me dhënien e bursave për nxënës të shkollave të mesme që mund të ndikojë në nxitjen për vazhdimin e shkollimit.

Ndër rekomandimet ishte edhe ajo që MASHT duhet të aprovojë kritere dhe procedura unike dhe të qarta për punësimin e drejtorëve, dhe mësimdhënësve në arsimin parauniversitar, në mënyrë që minimizohet mundësia e punësimeve jomeritore dhe politike në sistemin e arsimit.

Po ashtu, u rekomandua që Kuvendi i Kosovës duhet të aprovojë Ligjin për inspektoratin e Arsimit që hap rrugën për funksionalizimin e sigurimit të jashtëm të cilësisë. MASHT po ashtu duhet të bëjë aranzhime të veçanta për monitorimin e zbatimit të kurrikulës së re dhe ofrimin e ndihmës shkollave në zbatimin e saj. /INFOKUSI/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BLACK FRIDAY ME ZBRITJE DERI 70%
-Advertisement-

Të tjera