Sport

S’ka fitues në kohën e rregullt të ndeshjes Milan-Genoa

Autori: Gazeta inFokus 23:09 | 13 January 2022

1-1 ka përfunduar ndeshja në mes të Milan – Genoa.

Ndeshja e 1/8 së finales në mes të Milanit dhe Genoas ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.

Por fituesi i kësaj ndeshje pritet që të përcaktohet pas dy pjesëve shtesë me nga 15 minuta.

-Advertisement-

Genoa ka qenë skuadra që ka kaluar në epërsi në minutën e 17-të të ndeshjes, ku Leo Ostigard shënoi një gol të bukur me kokë

Me këtë rezultat të dyja skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Milan vazhdimisht bëri presion por do të arrinte të goli i barazimit vetëm në minutën e 74-të të ndeshjes.

Ishte Theo Hernandez që bëri një krosim të bukur për të sulmuesi francez Olivier Giround që shënoi një gol të bukur me kokë.

Minutat në vazhdim prapë ishin të Milanit por që ata nuk arritën që të konkretizojnë rastet e krijuara.

Pas përfundimit të kohës së rregullt fituesi do të përcaktohet nga dy pjesët shtesë dhe nëse rezultati do të jetë i njëjtë atëherë do të këtë ekzekutim të penalltive.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera