Rozë

S’ka më filma aksion nga Liam Neeson

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 12 September 2017

Aftësi të jashtëzakonshme ose jo, Liam Neeson thotë se ai ka përfunduar së bëri filma triller.

Neeson ka treguar se ai ka në plan të ndalojë së aktruari në këta filma edhepse është e vështirë të refuzojë ofertat fitimprurëse që ai merr në sajë të suksesit të tij në trion e filmave “Taken”, si dhe filmat e tjerë triller.

Aktori beson se ai thjesht po bëhet shumë i moshuar për të qenë një “hero i filmave aksion”.

-Advertisement-

“Ata ende po më ofrojnë shuma të majme parash për të bërë ato gjëra derisa unë them me vete “njerëz, jam 65 vjeçar””, ka thënë ai në një intervistë, transmeton Klan Kosova.

Neeson ka ende dy filma triller që nuk janë publikuar por tashmë janë xhiruar.

“Hard Powder”, në të cilën ai luan një shofer që përballet me tregtarët e drogës dhe “The Commuter”, me regjisorin Jaume Collet-Serra, i cili gjithashtu ishte regjisori i filmave “Non-Stop” dhe “Run All Night” ku luajti Neeson.

Por, aktori thotë se këta dy trillerë do të jenë të fundit për të.

“Kam përfunduar xhirimet për një film që do të publikohet në muajin janar. Është edhe një film tjetër dhe kaq. Nuk ka më filma “Taken” e as të tjerë me skena të ngjashme”, ka përfunduar ai.

Neeson ishte gjithmonë i befasuar nga kthesa që karriera e tij mori me filmin “Taken” të vitit 2009. Tre filmat “Taken” kanë fituar 929.5 milionë dollarë në mbarë botën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera