Lajme

S’ka festë 1 maji, protestojnë punëtorët e sektorit privat

Autori: Gazeta inFokus 11:32 | 30 April 2021

Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat kanë njoftuar se të shtunën do të protestojnë për shkak të gjendjes së tyre në sektorin privat.

“Ju njoftojmë se nesër me datë 1 Maj, ditës ndërkombëtare  të punëtorëve , SPSP e Kosovës, nga ora 11:00 deri në ora 11:30 do të protestoj për shkak të gjendjes së rëndë të punëtorëve të sektorit privat të Kosovës. Protesta fillon nga sheshi Zahir Pajazitit për të vazhduar gjer të Teatri Kombëtar”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë që nesër është 1 Maji, Dita e Punëtorëve./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera