S’ka ende drejtësi: Për masakrën e Dubravës, përgjegjës vlerësohet shteti serb
Autori: Gazeta inFokus
13:38 | 22 May 2023
Në hapësirat e burgut të Dubravës sot është përkujtuar 24-vjetori i masakrës së Dubravës, në të cilën regjimi gjenocidal serb vrau e plagosi qindra të burgosur shqiptarë. Pjesë e ceremonisë përkujtimore ishin edhe krerët e shtetit, të cilët theksuan nevojën që kriminelët serbë të dalin para drejtësisë për këtë masakër.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se masakra e Dubravës dëshmon gjenocidin e Serbisë në Kosovë.
“Burgu për nga definicioni është institucion që 100 për qind kontrollohet prej shtetit. Këtu mbi 1000 mijë të burgosur shqiptarë ishin drejtpërdrejtë në dorën e shtetit serb. Ata pikërisht në këtë hapësirë u grumbulluan dhe masakra filloi… Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është askund më e qartë se këtu se shteti serb drejtpërdrejtë përgjegjës për këtë masakër, shumë pak është bërë për drejtësi. Drejtësi ende nuk ka fatkeqësisht”, tha ai.
Ndërsa, kryeministri Albin Kurti, tha se Serbia e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi të përqendrimit të të burgosurve politik shqiptarë.
Ai tha se institucionet e Kosovës asnjëherë nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi për këtë masakër.
“Serbia e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik të të burgosurve politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës në mes 19-24 majit… Ardhja jonë këtu është një vëmendje e obliguar dhe një kujdes i domosdoshëm për trashëgimin e luftës 1997-1999, për drejtësinë dhe përpara historisë”, tha ai.
Në anën tjetër, i mbijetuari i kësaj masakre, Nait Hasani, tha se Serbia me paramendim kreu vrasjet e të burgosurve politikë shqiptarë.
Ai pati edhe një porosi për kryeministrin Albin Kurti, që të kërkojë nga Prokuroria të ngre aktakuza ndaj kriminelëve serbë që kanë marrë pjesë në këtë masakër.
“Kjo masakër ka ndodhur me paramendim nga shteti serb, e cila ishte planifikuar në përpikëri si të realizohen vrasjet e të burgosurve shqiptarë. Më 26 prill 1999 nga burgu i Mitrovicës na morën na vendosën në burgun e Nishit për tri ditë nën torturat çnjerëzore. Pastaj me autobus më 30 prill na sollën këtu në burgun e Dubravës. Nga 30 prilli deri me 19 maj mbushën pavijonet me të burgosur nga të gjitha burgjet e Kosovës. Me këto veprime shihet qëllimi i qartë vrasës i shtetit dhe pushtetit serb… Ju shoku ynë i burgosur, kryeministër Albin Kurti dhe Ministria e Drejtësisë kërkoni nga Prokuroria të ngre kallëzime penale kundër kriminelëve serbë për krime lufte në burgun e Dubravës ndaj të burgosurve shqiptarë”, tha ai.
Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, tregoi për nismën e tij që Gjykata Speciale të trajtojë masakrën e Dubravës.
“Kam nisur një kërkesë ndaj Dhomave të Specializuara me të dhëna të sakta se çka ka ndodhur këtu. Pjesën e parë e kam nisur në bashkëpunim me juristë të çmuar të fushës të cilët e kanë arsyetuar në detaje arsyeshmërinë se Gjykata Speciale ka juridiksion për të trajtuar edhe masakrën e Dubravës”, tha ai.
24 vjet më parë në Burgun e Dubravës ndodhi njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit i Sllobodan Millosheviq, me ç`rast në periudhën 19-24 maj 1999, vrau brenda burgut 160 të burgosur shqiptarë dhe plagosi 300 të tjerë.
Brenda Burgut të Dubravës gjendet një pllakë përkujtimore me emrat e të gjithë atyre që janë vrarë në këtë masakër, që konsiderohet si një nga masakrat më të mëdha të regjimit serb të kryer ndaj shqiptarëve. Ende për këtë masakër nuk është dënuar askush.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...





























