Lifestyle

S’ju ka shkuar kurrë mendja, kjo është gjëja e parë që duhet të kontrolloni sapo hyni në një dhomë hoteli

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 11 August 2022

Siguria e hotelit është prioritet i të gjithë turistëve sa i përket sigurisë së gjërave të tyre

Në dhoma të hotelit shpeshherë gjenden edhe kasaforta të cilat shërbejnë si vend i mirë për t’i vendosur gjërat e vlefshme dhe të shtrenjta, pavarësisht zbulimeve të reja të cilat tregojnë se sa lehtë mund të thyhen ato.

Por, ekziston një pjesë e dhomës e cila gjithmonë duhet të kontrollohet kur futeni në hotel.

-Advertisement-

Spiuni i derës (syri magjik) shpeshherë shfrytëzohet nga mysafirët për të parë kush është jashtë dhome. Por, spiuni i derës mund të përdoret edhe nga ata jashtë për të parë dhe incizuar se kush është brenda.

Nëse e vëreni se në dhomën tuaj syri magjik i derës është i dëmtuar apo është “i çuditshëm”, menjëherë kërkoni t’jua ndryshojnë dhomën.

Kjo për shkak se spiuni i derës mund të ketë ndonjë kamerë të fshehur brenda e cila e incizon pjesën e brendshme të dhomës.

Vlen të ceket se ka shumë raste të ngjashme, ku keqdashësit i incizojnë njerëzit brenda dhomave të tyre të hotelit dhe pastaj publikojnë video të tyre në internet të zhveshur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera