Lajme

S’janë Srpska Lista, këta politikanë nga Kosova do të takohen sot me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 06 October 2017

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pritet që sot të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

Indeksonline mëson se pjesë e këtij takimi do të jenë kandidatët për kryetar komunash nga radhët e komunitetit serb.

“Po, sot me presidentin Vuçiq  do të jenë përfaqësuesit e serbëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka thënë ky burim.

-Advertisement-

Sipas tij, asnjë përfaqësues i deputetëve të Listës Srpska s’do të jetë në takimin e caktuar për ora 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera